NË TEMPULLIN SHQIPTAR TË BABA TOMORRIT
FISHTA I ZANAVE TË MALIT
Popuj të ndryshëm kanë tempuj, shenjtëri dhe kuota fiktive për mendjendriturit e tyre, dhe ato i kanë poaq të ndryshme. Kanë Olimp dhe Parnas, kanë Ararat dhe
Fuxhi. Ç'nuk kanë popujt në mitologjitë, dhe gjenitë e tyre i ngrisin me pietet për t'i ndryrë me ca egoizëm në panteonët, orakullitë dhe ziguratet e tyre... Thua se
ne shqiptarët nuk kemi Baba Tomorr dhe nuk patëm Dodonë në një kohë kur gjysma tjetër e botës po nxitonte për të zbuluar zjarrin? Thua se ne shqiptarët nuk
kemi gjeniun tonë që troket në derë të vetëdijes dymijë e sa vite rresht: njerëzit ngaherë vijnë e shkojnë, por gjenitë mbesin dhe ata bëjnë dritën e një populli me
të cilën dritë duhet kërkuar yllin e vet secili syresh. Ndaj ne vetëm duhet të shikojmë në shpirtin tonë dhe t'i shohim mendjendriturit lartë në qiellin tonë, që në
mejtime mbase ende nuk thonë diç, por veç sa s'e kanë humbur durimin të na marrin për veshit si çilimiun e të na ngërmohen: "Kjo është rruga jonë..."
Kush i dha gjak gjuhës sonë, ia ngriti dinjitetin që duhej ta kishte që nga indoeuropianishtja fiktive e këndej, kush ia shtoi krenarinë të folmes sonë duke i hapur
aortën e veriut që limfë e fuqisë linguiste të vërshon shlirshëm e të rrjedhë pa kompleks, kushe bëri si ai, kush?
Kush u imponua me vlera artistike-letrare të një uniteti që bashkon njerëz, fakte e ngjarje prej Rilindjes e deri në Pavarsi, për të dhënë taban mbarëkombtarë në
letrat shqipe dhe kush mobilizoi gjakun tonë me aq ngulm e përkushtim, kush?
Kush qe ai i dërguar nga Përendia për të ringjallë e lartësuar njeriun tim të vogël, të urtin e Alpeve Shqiptare, kush erdhi për të ngritur krenarinë e fjetur të
shekujve të "gjakut tonë të shprishur" dhe për t'i dhënë zë mbiemrit të arbërit e për ta bërë jehonë Vendin e Shqipeve, kush?
Kush i la në lëterin e shqipës, në lëterin e epikës shqiptare rreth pesëdhjetëmijë vargje të ndritura që i japin frymë racës sonë, që janë mushkëritë e poetikës
shqiptare e që mund të jenë inercion për të ardhmen e një letërsie, kush?
Kush u shqua me lirizëm, kush e ngriti vaun e epikës sonë në atë lartësi, kush hyri më thellë me tehun e vet satirik e me aq forcë, guxim, sinqeritet dhe aq
rrjedhshëm e natyrshëm - kush tundi lëmashkun e racës për të vënë në lëvizje gjeniun shqiptar, kush?
Kush nisi nga modeli klasik dhe përkimet fabulare për të transformuar motive e venë dramën në vend të vet - deri te këndellja e shpirtit letargjik, kush i dha kahe
epikës sonë deri te vlimi i gjaqeve, kush ngriti bedeme mbrojtëse mbi gjakun e njeriut tim, kush i ngriti në këmbë të gjithë ata që zhdukeshin të rënë në gjunjë,
kush?
Dhe, ka njëmijë kush-e, njëmijë pse-he, dhe vetëm një përgjegje që nuk do emër, se dihet. E dijnë fëmijët në djep e zogjët në degë. E dijnë pleqtë e plagët, nënat
e kohët, nuset e lulet, dasmat e mordet. E dijnë, kush nuk e di; e dijnë edhe ata që deshën ta varrosin po që i bënë shërbim: e ngritën akoma më lartë se që
kishin fuqi ta ngrisin. Dhe është fat i madh që gjeniun nuk e duan të gjithë. Dhe është fat i madh që gjeniu e gjetën edhe ata që e urrejnë. Ndaj ajo dëshmon
gjenialitetin. Ç'kuptim ka dashuria që nuk e urren askush?
Popujt patën Orfe, Homerë, Humbabë, e ç'nuk patën në mitologjitë e tyre, për t'i shëbyer jetës. E ne shqiptarët patëm dhe kemi jetën e tij për t'i shërbyer
mitologjisë. Kjo është fuqi, ky është vitalitet që duhet pasur në mend. Të gjithë të tjerët nxjerrin nga parahistoria, nga legjenda, nga mistika e paganizma figura
për të shquar realitetin e sotëm; vetëm ne duhet të shkoqim nga realiteti për të ndritur në thellësi. Kjo është përparësi jona. Kjo është përparësi që duhet ditur, që
duhet pasur parasysh, e që duhet shfrytëzuar. Sepse, një popull me Fishtën, nuk mund të mos ketë Kadarenë, dhe Kadaretë!
Ata janë të detyruar të kushtëzojnë njëri-tjetrin. Dhe ato dy pika nuk janë të largëta - prekin në jetërat e njëri tjetrit.
Por, t'i kthehemi vargërimit: Fishta, Orfeu, Homeri. Dhe këta dy të fundit duhet t'i kërkojnë falje të parit që vdiq me 30 djetorë 1940! Nuk vdiç "disa shekuj para
Erës sonë", as "dikur e diku në lashtësi" - prandaj nuk pati "arë" të veten në mitologji. Ishte fare konkret. Njeri i madh i kohës së vonë. Atë Gjergj Fishta i Veriut.
Franqeskani i ndritur. Jetoi shumë shekuj pas Orfeut e Homerit - por e bëri jetën si ta kishte huazuar nga mitologjia. Kishte fuqinë e gjeniut të popullit, e jo të
Mitologjisë pagane. Ishte më shumë nga vetë paganizmi. Krijoi mitologjinë e një populli, ose thënë troç: vetëm e zgjoi nga gjumi, i vuri për fije zotër e
shtojzovalle, i nisi hyjnitë e gjysmëhyjnitë shqiptare në rrugë të mbarë që t'i vë në lëvizje njerëzit. Ai e zgjoi racën tonë, i dha impuls, ia ngriti shpirtin mbi kokën, e
kokën mbi trupin. U bë krenaria e gjuhës dhe popullit të vet.
Ai, pra, qe Atë Gjergj Fishta i "Lahutës së Malcisë", i "Anzave të Parnasit", i "Gomarit të Babatasit", ai qe baba i Osa Kukave shqiptare, i Marash Ucëve
shqiptarë, i Tringave shqiptare... Ai, Atë Gjergj Fishta - Orfeu i Alpeve Shqiptare, Atë Gjergj Fishta - Homeri i Arbërit... Por nuk vlen ta personifikojmë, sepse
vërtetë i mjafton kësaj bote kur themi: Atë Gjergj Fishta ynë.
("Tung!" Nr.1, më 15.06.1998)
NË TEMPULLIN SHQIPTAR TË BABA TOMORRIT
FAIK KONICA - NJË ODISE MË SHUMË...
Popuj të ndryshëm kanë tempuj, shenjtëri dhe kuota fiktive për mendjendriturit e tyre, dhe ato i kanë poaq të ndryshme. Kanë Olimp dhe Parnas, kanë Ararat dhe
Fuxhi. Ç'nuk kanë popujt në mitologjitë, dhe gjenitë e tyre i ngrisin me pietet për t'i ndryrë me ca egoizëm në panteonët, orakullitë dhe ziguratet e tyre... Thua se
ne shqiptarët nuk kemi Baba Tomorr dhe nuk patëm Dodonë në një kohë kur gjysma tjetër e botës po nxitonte për të zbuluar zjarrin? Thua se ne shqiptarët nuk
kemi gjeniun tonë që troket në derë të vetëdijes dymijë e sa vite rresht: njerëzit ngaherë vijnë e shkojnë, por gjenitë mbesin dhe ata bëjnë dritën e një populli me
të cilën dritë duhet kërkuar yllin e vet secili syresh. Ndaj ne vetëm duhet të shikojmë në shpirtin tonë dhe t'i shohim mendjendriturit lartë në qiellin tonë, që në
mejtime mbase ende nuk thonë diç, por veç sa s'e kanë humbur durimin të na marrin për veshit si çilimiun e të na ngërmohen: "Kjo është rruga jonë..."
U lind në prag të Lidhjes së Prizrenit, me 1876. Tashi për atëherë mund të themi se ajo kokë qe pesëdhjetë vjet para kokave të tjera,shi për këtë, trupin e tij të
pajetë e vonuam për aq kohë që ta kthjemë në atdhe. Ai në Itakën e vet u kthye në arkivol dhe Penelopa e tij nuk qe një grua në vegim po gjithë xhetseti kulturor
shqiptar duke llogaritur aty dhe medioker jo të paktë. Po, a nuk është ky një fat demon si të heronjtë e Homerit, a nuk do ta lakmonte Eskili për ta vënë në
"Prometheun" e vet, a nuk do të mashtrohej dhe Shekspiri me kornizën e tillë për një intrigë më shumë ?
Faik Konica e adhuroi shumë "Prometheun e lidhur" të Eskilit dhe u shoqërua me Nolin - gjë që ishte njësoj. Ai vet, si një realist i hershëm dhe Noli si një idealist i
vonuar - dy ekstreme shqiptare, dhe a nuk mund të vihen të gjitha kokat e racës sonë midis këtyre dy kokave ekstreme tashti ?... Ama problemin pse e adhuroi
Prometheun nuk mund ta zgjedhim lehtë. Prometheu e pësoi si idealist. Vallë, në mos Noli e Konica takoheshin diku në konturat mbinjerëzore të Prometheut ?
T'i lëmë sypozimet. Faik Konica qe rebeli më mendjendritur që pati raca jonë gjer më sot. Ai nuk e duroi atdheun kafaz, mori botën në sy si zog i lirë dhe e
nevrikosi zemërngushtësinë tonë: nuk ia duruam tekat intelektuale. Kot e fajsojmë tashti politikën. Ajo politikë u ndërtua mbi hijet tona. Po fundja, Faik Konicën
nuk e duroi as zemra e vet: e la me 14 dhjetor të vitit 1942 në Boston. Dhe atbotë, iu vonua varri (ndeji gjatë në Morg), po më gjatë ia vonuam atdheun; nuk ia
kthenim ato dy metra vend, sepse të tillë jemi ne (nganjëherë): kur nuk mund t'ia marrim jetën dikujt, ia marrim vdekjen dhe ky është paradoksi shqiptar që
pseudointelektualët e emërtojnë për absurd... Mirëpo ai na e ktheu shtatëfish: na e zbuloi flamurin e Skenderbeut, na nxorri nga birucat e kastoreve dhe na ngriti
sërish te shqipet. Nuk patëm rrugëdalje pastaj: na u desht të jemi ata që jemi - shqiptarë, dmth. Po a qe fat a fatkeqësi kjo ?...
Ai bëri punë prometheu: na dha flamur që gjason me zjarrin që Prometheu ua dha njerzve. Fakti që racës së vet i dha flamur, është shpatë me dy teha: nëse e
urren për shkak të mjerimit tënd - kjo që bëri ai është hakmarrja më e madhe që i bëhet popullit. Po ai e dinte se kishte popull të vetin, fare historik, dhe e bëri që
shkaba dykrenare të valojë mbi kokat tona përsëri.
Ajo enciklopedi e gjallë shqiptare, e përjashtoi Orientin, shetiti Evropën anekënd, vdiq në Amerikë dhe i vdekur e pushtoi atdheun e vet, dhe fakti që dikush e
pushton atdheun me vdekje do të thotë se më jetën e ti nuk janë sjellur mirë ata që rrojnë në dy këmbë. E ai thoshte, shkruante, qysh në djalëri: "Para vdekjes
vjen gjykimi, pas vdekjes përqafimi ". Dhe kishte të drejtë ai, kishte të drejtë si shumëherë. Pra, Noli për tjetrin tha: "Syrgjyn gjallë e syrgjyn vdekur". E Noli nuk
ishte lajkatar që t'ia thotë edhe Faikut të vet. E Faiku, pikërisht Nolit i la amanet që t'ia shpie eshtërit në tokën mëmë, por Noli "tradhtoi" me shëndetin e vet - vdiq
para se të hapej Sezami i quajtur Shqipëri ose - në daqi, edhe - Ferr...
Qysh më 1913, Faik Konicës i mbeti vendlindja jashtë kufinjëve të shtetit "portabël". E ngarkoi mbiemrin e vet, ia ngarkoi emrit të kushtëzuar dhe bashkë me
"Albaninë" brodhi nëpër Evropë. Numri i parë i "Albania" doli me vonesë, sepse "nuk kishte shkronja". Atbotë shqiptarët kishin secili nga një alfabet, jetonim fis e
shkronjë. Dhe "Albania" u bë tribunë që i dha impuls të madh Kongresit të Manastirit. Sepse enciklopedia e gjallë e quajtur Faik Konicë i kishte dhënë vetës për
detyrë të zgjoj gjeniun e fjetur të racës sonë, të shplaj nga mella e historisë një civilizim.
"Duhet të jesh jashtë Shqipërisë, e të jesh larg, për të kuptuar se ç'forcë e ç'bukuri të ëmbël ka për veshtë kjo fjalë: Shqipëri" (në "Malli i ATDHEUT", me 1899).
Dhe vdiq për tu bërë i pavdekshem: ky është fati i njerzve të mëdhenj - duhet të vdesin për tu bërë të pavdekshëm.
* * *
Dhe për të gjallë la broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) dhe përrallat e përkthyera "Në hijen e hurmave" (1924). Punimet e tjera mbetën vargevi në "Albania",
"Dielli", "Trumbeta e Krujes", etj. Nga "Dielli" mbeti romani i pakryer "Doktor Gjëlpëra zbulon rrenjët e dramës së Mamurrasit", ciklin e tregimeve "Katër përralla
nga Zullulandi", "Shqiperia si m'u duk" (përshtypje udhëtimi), poezi të ndryshme, rrëfënjeza e tregime të shkurtëta, e sidomos eseu modern shqiptar dhe bazat e
publicistikes sonë. Ai është i pari shqiptar që kultivoi eseun modern - dhe këtu kemi parasyshë publikimin e tij të madh "Shqiperia: kopshti shkembor i Evropës
Juglindore" /Anglisht botua me 1957).
("Tung!" Nr.3, më 10.07.1998)
DITARI I VONUAR PËR NJË RINI
"…PËR BUKË, …KRIPË, …E PAK - ZEMËR"
Nga ajo e popullit "bukë, kripë e zemër" thuaja që lindi dhe motivi për "Këngën e mesnatës", që tash mund të mos i kujtohet askujt në fytyrë të dheut. Në mos qe
motiv, atëherë lajtmotiv qe, domosdo, dhe unë e ruaj atë melodi në celuloit. Është zbehur, po zhduket përditë, por në ndërkohë janë zbehur e po zhduken shumë
gjëra më të rëndësishme se një melodi imja, që fundja - komisioni i produksionit muzikorë të Radio Prishtinës asokohet e vlerësoi si "të pavlerë" - dhe as që e
rradhiti në diskotekë, trakotekë a si thuhet. Po as kjo nuk ka rëndësi tani. Tashi funksionon nostalgjia si një sëmurje relativisht e durueshme, që mund ta quaj
epidemi shqiptare. E ata që jetojnë në fikcionin "Alpe - Adria", i kanë parakushtet për pak nihilizëm, dhe po të mos ishte era e bajgave (e tillë është Evropa
Qëndrore: prodhon aq shumë çokolata e kundërmon aq shumë bajga) - që gjithë këtë destinim ta bëj ca groteskë, vështirë do t'i nxjerrnim veshtë nga
rezignacioni.
Rezignacioni? Ky vërtetë është një rezignacion. Punë e madhe fort nëse një melodi me titull "Kënga e mesnatës" u zhduk, tashi, që kaq melodi të shquara janë
harruar krejtësisht. Po unë e kam hallin te një fakt që mu kujtua përmes të njëjtës melodi, dhe gadi isha të pranoj se ata që kënduan "Këngën e mesnatës" këtu e
shtatë vjet më parë, gjasojnë në "Fëmijët e mesnatës" të një autori që nuk desha ta përmend. Por vërtetë mu kujtuan ata që kënduan atbotë, dhe pyeta veten: ku
janë e çka bëjnë, që aq pak di për ta. Di vetëm njomësinë e tyre, bukurinë, zërat e tyre të freskët, dhe etjen e tyre që ishin karakteristikë thuaja muzikore: të
këndojnë, të këndojnë, të këndojnë...
I ri, ëndrrimtarë, doja të uroj botën në at Vit të Ri 1988, dhe me dy-tri vargje në buzë ("të ngrejmë dolli / emër për emër / për bukë e kripë, e pak zemër"), pa e
dijtur se bota është krejtësisht mospërfillëse në urimet e zështjerrëve: ajo bë luftërat e veta dhe tregtinë e vet. E unë mora termin te Tomori i Berishës (terminet
ishin mbrëmjeve të vona, si për shtimung të melodive tona të pafat), dhe ngit pastaj Dardan e t'i mbledhësh ato zëre të dashura për një melodi të vetme...
...Erdhi Deniza (Begolli); gjeta trio "Ronën" me Gilin tash aq të famshme; ishte dhe Lekë Dukagjini i grupit "Bankrot" - që tashi mbase është diku në Londër;
pastaj Luan Osmani i grupit "Lindja"; "Tempujt e heshtjes" - komplet: Florina, Arbnorja (a është diku në Austri, Arbnorja?), Krenarja dhe Venera; Adnan Dragaj i
grupit "Fillimi i fundit"; Shkumbini i Kryezive që tash po e udhëheq "Labian"; Ilir Allajbegu që me sa di është diku në Bronks të Nju Jorkut; Bajram Bylykbashi -
Poçi i grupit "Babillon"; pastaj Oktaj Raça (në Norvegji?), ai qe edhe inçizues në Radio dhe i cili rastësisht na e fshiu nga shiriti bass-kitaren, e orkestrimi na doli
pak i mëgët pa te, por orkestruesi Mehdi Mexhiqi thoshte "nuk ka dert". Kitarist ka qenë Agron Aliu që është student i mjeksisë në Cyrih dhe Besim Hajdini që
ndoshta është në Angli. Njëfarë Bashkimi ka ekzekutuar me violinë, por mbiemri nuk më kujtohet - fatkeqësisht. Ishin edhe një mori këgëtarësh e
instrumentistësh që na shoqëruan, por besoni, nuk më kujtohen as emrat e tyre më. Ushtruam në lokalet e ftohta por "të nxehta" të Akademisë së Muzikës në
Prishtinë, dhe ia dolëm: "Kënga e mesnatës" gjashtë repriza televizive i pati për atë ndërrim motesh (1987/88). Edhe daja Naser, ish ushtarë në Rjekë e kishte
dëgjuar e parë (dajës i kam borxh që më dha orët e para në kitarë). Po, për të inçizuar, natyrisht se problemin më të madh e kishim me portierin e Radio
Prishtinës: na shihte të hynim e dilnim aq shumë e trembej - se mos përgatisnim diversion në Radio (më duket se ka pasur dhe ushtarë brenda, nuk jam i sigurtë,
por diçka përgatitej - nëse bazohemi në atë që ngjau pastaj). Dhe tash mu kujtua se Lekë Zherka erdhi me kamerë në studio për të xhiruar diç për "Ritme rinore";
Akili i Kocit u shtir se u mahnit me melodinë dhe angazhoi Violetën (Rexhepagiqi) që të na merr në emisionin e vitit të ri. Dhe xhiruam në "kuartin kinez", bënte
ftohtë atë mbrëmje, shikonin fëmijët përreth, dhe xhirimi nuk qe komplet. Trio "Rona" nuk erdhi në xhirim për shkak të marëdhënieve jo të mira me Violetën, gjë
që tash më duket disi si lojë. E atëbotë Violeta, pos xhirimit, melodinë e ilustroi edhe me fragmente të një filmi të vizatuar, gjë që më nxiti tashi - ndërsa po e
shikoja xhirimin: ne që kënduam atbotë pikërisht e kemi fatin e heronjëve të vizatuar. Nuk dimë ku jemi. Shtiremi se e dimë; presim kthesa radikale në fatin tonë -
si në film të vizatuar: na animojnë të tjerët si duan...O zot, po për këto shtatë vjet që janë gadi shtatdhjeteshtatë: u rritëm me dhunë, u dogjëm në ndërkohë në
vend që të piqeshim si që pritej nga ne, dhe tashi vetëm kujtimet na lidhin me të kaluarën tonë?!
A kemi histori fare,... a jemi ne ata që ishim,... a mos jemi të tjerë?!...
Ajo melodi jetoi vetëm atë Vit të Ri. Jetoi bujshëm e shumë, si ta dinte fundin e vet. Ajo melodi u ngut të bënte jetën e vet të gjorë. Dhe u zhduk. Dhe ne u tretëm
si të mallkuar: u bëmë pikë e pesë nëpër botë. Dhe u zhdukën shumë gjëra nga jeta jonë. Nuk është më as ai xhirim. Ku janë ato emisione? Ku është Televizioni
ynë, Radioja ? A jemi ne, më në fund? A jemi gjallë?
Gjë nuk po shoh, e sa për të ndier, po ndiej fare pak. Dhe nuk po dëgjoj mirë. Ose, jam i dënuar të mplakem para kohët?...Nuk e di.
("Tung!" Nr.1, më 15.06.1998)
DITARI I VONUAR PËR NJË RINI
"TË HESHTIM HESHTJEN HESHTAZI"
Evropa faqebardhë është vetëm në dimër prandaj nëse kërkon bardhë, do të gjeshë bardhë, sepse nëna natyrë ka mëshirë për fëmijët e vet. E kjo, në
alternacion të përkujton verën në vendlindje, dhe kur ngjet që vendlindja të jetë në Kosovë (për çudi, shumica e vendlindjeve gjenden mu në Kosovë), atëherë
malli për gjelbrimin, këngën e zogjëve, retë që nguten për ta fshehur Gërminë nga Prishtina e vet - ky mallëngjim është një shtresë beton mbi cipën e përhitur që
quhet lëng truri e që ngadalë derdhet fytëzës së kurrizit, e ku të derdhet gjetkë pos në fund të shpinës që ka emër aq prozaik dhe fillon me "b" (te dikush dikush
me "B" të madhe të shtypit!).
Më se pesë shekuj (ndoshta janë vetëm pesë vite) qëkurë ujin e përmjerrët të liqenthit të Gërmisë mbi Prishtinë e bekoi i madhi zot (i huaj), përmes kujt tjetër pos
përmestë një prifti ortodoks. Ia bëri ritin e shquar bizantin të mazhorancës serbosllave, që do të thotë se na mallkuan ne, muslimanëve të rastit dhe shqiptarëve
të qëllimtë; na e ndaluan të lahemi e shpërlahemi në atë ujë të destinuar vetëm për "popull qiellor". Me atë rast u ndalua ai ujë i bekuar i përendisë sllav dhe
Gërmisë së Prishtinë edhe për pakicën katolike të racës shqiptare, dhe ky nuk mund të quhet "gabim në drejtëshkrim". Prifti që duhet të quhet POP për hirë të
autencitetit, u ngut ta përvehtësojë atë ujë të turbullt për të vetët. Ne u tërhoqëm, ne u tërhoqëm nga nëna natyrë, nga çdo ambient, u tkurrëm në lëkurat tona
dhe do të thosha se i bëmë vend brenda lëkuarës edhe robërisë, që e banim në vend të këmishës. U bëmë të vegjël, minorë, miniaturial, mikroskopikë.
Mikroskopia shqiptare e shpiku "luftën për liri" me një qëndresë jo të rëndomtë përballë barbarisë. Ne e lëshuam lirinë e vogël, lirinë që na binte ngushtë; u
tërhoqëm "në bira të minit" si të ishim paralajmëruar nga mëllefi politik. Veç që nuk hymë në tokë; edhe varrin e hapëm me një metaforë...
Në Liqenin e Gërmisë e humbëm të drejtën të mbytemi përvjet, siç ngjiste parataj. Ai liqen i vogël e hante nga një "shiptarqiq" çdo verë, dhe kjo e drejtë e
dhimbsur na u mohua nga Popi (me "P" të madh!); as të përmjerrnim më nuk kishim të drejtë (në Dukagjin, sot e gjithë ditën përmjerrjes i thonë pëshurrje), dhe
Gërmia pa liqen nuk kishte kuptim, as Prishtina pa Gërmi nuk ishte ndonjë Prishtinë për t'u shquar, dhe as Kosova që nuk ka Prishtinë - nuk është Kosovë as
shumë. Kështu që si që e lamë atë liqen, e lamë edhe atë Prishtinë, edhe atë Kosovë, e tash vazhdojmë ëndërrën tonë kombtare nëpër botë: secili nesh e ka
plot kokën Prishtina, Kosova e troje të tjera shqiptare. Nuk dihet vetëm se kur dhe ku do ti bashkojmë. Për "kurën" bëjmë fjalë një tjetër herë, e për "kuhën" mund
të vëmë gisht që tani: në cilin shtet, kontinent... Ose t'i bashkojmë trojet tona shqiptare e ëndërrimtare në hapsirat oqeanike, sepse atje ka vend të zbrazët për
një kontinent, dhe ta quajmë "kontinenti shqip" sepse hapsira e mallkuar është ajo në Oqeanin e Qetë, atje diku kah Mururoa e francezëve, dhe Oqeani i
përgjigjet idesë sonë paqësore, po dhe shpërthimet bërthamore të francezëve janë të ngjajshme me bekimin që ia bëri liqenit ai popi ortodoks...
Fundja, francezët kanë miqësi të vjetra me popin që na ndoqi duke na e bekuar ujin e liqenit të Gërmisë. Më kujtohet 1918-shi nga libri i historisë.
E flamuri i kujt i përngjan flamurit të kujt?
Por, t'i lëmë këto "kaqapordica mesjetare".
Të heshtim atdhetarqe, si që dijmë ne...
Të heshtim edhe heshtjen.
("Tung!" Nr.2, më 26.06.1998)
DITARI I VONUAR PËR NJË RINI
NA THANË : "MOS KËNDONI SE ...NUK KA KUPTIM"
Prishtinë, e korrik bënte. Vlonte Gërmia ditën, zjente Kurrizi natën. Kosova përpëlitej në hall të vetin që ishte qindpërqind halli ynë. Po kishim edhe halle tjera;
duhej dhënë provime, duhej regjistruar nëpër fakultete e shkolla; ata që ishin vonuar në pranverë, tash kishin rast të dashuroheshin para ditëve të stërnxehta të
gushtit që po vinte...
A të kujtohet platoja e "Boki - Rokit", si e quanim atëherë (athua si quhet sot?) Po kënga jonë rinore? Tone, që sado të pasigurta, të muzikës shqipe ishin, dhe
oshtinin. Dhe kur kishte sadopak puhi, arrinin ato tone deri në Ulpianë; në Kodër të Trimave, po se po. Ajo ishte arma jonë, or mik ! Kënga na kishte mbetur, na i
kishin marrë të gjitha, dhe ne këngë bënim, kërmëzonim e vlonte në gurmaz, zemrat donin të na dilnin ga vendi. Luftonim ne, bënim një betejë të vogël, po, e
bënim: kundruall, nga Shtëpia e Armatës (së tyre) vinte kënga e tyre, nga platoja ia kundërvenim këngën tonë, dhe ky ishte një duel, e pranuam ne ose jo. Dy
këngë,... në dy gjuhë,... dhe me një rrugë në mes. Po ç'donit më shumë ju të rezistencës paqësore?
A të kujtohet kur një gazetarë i dorës së tretë pat shkruar në një gazetë të dorës së katërt se - "...policia hyri në Televizion e mbi platonë e "Boki - Rokit" bën
muzikë një grup i dorës së dytë...". Të kujtohet, apo jo?...Ishte dhe u bë problem i dorës së parë...
Po, ç'është tani e dorës së parë, zotërote; cila është ajo që mbeti e dorës së parë, si do të shkruante ai gazetari i dorës së tretë në gazetën e dorës së
katërt?...Të gjitha u bënë të dorës së pestë, e edhe kujtimi ynë për ato ditë korriku kur këndonim si dinim e mundnim, sepse as dinim ndryshe as na thoshte kush
se ç'duhej bërë në ndërkohë. Po,... çuditërisht kishim aq shumë prijatarë, po mbase ushtarë qemë më së paku. E di vetëm se na thanë mos të këndojmë se nuk
ka kuptim, gjë që nuk e kuptoja dot (e as sot e tërë ditën). Ajo masë rinore që megjithatë dëgjonte këngë shqip mbi platonë e asaj shtëpie që gadi ia kam harruar
emrin - ajo masë, a e di ku është, zotërote? Ajo rini kurrmë nuk mblidhet mbi plato, kurrmë as njëzetpërqind të tyre nuk i bashkon dot; gjysma mund të mos e
shohin Prishtinën më, disa prej tyre mund të harrojnë se kanë pasur ndonjëherë Kosovë. E atëbotë i mblidhte kënga, atëbotë kur nuk bënim gjë më të madhe - e
bënim këngën, dhe besoni, nuk ishte kënga jonë ajo që la njeri pa luftë çlirimtare, po dikush nga ju që deshi të tregohej më i mençur dhe na la pa këngë, dikush
nga ju, nga ju tanët - nuk ishte i tyre ai që tha: mos këndoni!...
A të kujtohet, çka ka pasur ato ditë në Kosovë më të gjallë /pos vrasjeve/ se muzika jonë, o të paça; çka? Po, po , keq e mirë - ne këndonim lart në plato, dhe
këndonim shqip, ndësa policia nga përreth na shikonte brinjas dhe pikte gjoksin me kokakolla të Lipjanit, kur një nga shumë të mençur të kësaj bote shqipëtare e
gjeti çelësin e çlirimit kombtarë dhe tha : "Mos këndoni se ...nuk ka kuptim" ...që pastaj, ne zogjtë shtegtarë pushtuam botën, gjegjësisht u bëmë pikë e pesë
nëpër Evropë e gjetiu, se në gjithë historinë kombëtare kemi mësuar se "...vetëm kënga është ajo që ka përherë një kuptim, qoftë edhe kur vet jeta e ka humbur
kuptimin e vet...", e këngën na e ndalët ju, tanët. U paçim...
Tashi u bënë do vite nga ato ditë korriku në Prishtinë; nuk më kujtohet se kemi çliruar Kosovë a troje të tjera në ndërkohë, dhe këto ditë nga Televizioni i Tiranës
mësova se dy koncertet e fundit në "Boro - Ramiz" paskan pasur sukses të madh: njëri 5000 e tjetri 7000 spektatorë. U gëzova shumë, sepse kam një veti të
keqe t'i gëzohem këngës, por edhe u hutova, megjithëse i hutuar më mirë i kaloj këto ditë në Evropë. Dhe pyeta i heshtur, që mos të më dëgjojë asnjë kokë
shqiptare: çfarë paska ndërruar tani në strategjinë tonë që tashi u kthyem në sallat mbi të cilat nuk duhej të këndonim dikur; çfarë është kjo strategji, a kemi fituar
ne ose ka dalë fitimtare kënga jonë? Ne ende nuk kemi triumfuar sa di unë, e në pastë triumfuar kënga jonë , ajo ka triumfuar mbi ne, dhe kjo është një gjë e
mirë, sepse para se të triumfojë përgjithësisht duhet të na triumfojnë ne, zemërngushtësinë tonë që të mos them marrëzinë tonë për të cilën mund të thuhet se
është thjeshtë - e përkohshme ... dhe monotone!
Po, e kisha edhe një dilemë: përse një polici që aso kohe pushtonte një Radiotelevizion, nuk e shpërndante një turmë rinore me dy-tre këngëtarë minor nga
platoja; këtë nuk e kisha të qartë atëherë. Tash e di : ajo nuk kishte nevojë të bënte një gjë që do t'ia bënim ne vedit! Apo jo? E ne, muzikantët e gjorë ikëm nga
etiketimi, dhe lamë instrumentet aty, ku e lamë edhe rininë, në një plato që priste kot. Ajo pritje u përket viteve. Nuk e di nëse qindra të rinjë kanë pritur / e arritur /
që pesë vjet më vonë të hyjnë në ndonjërin nga koncertet e organizuara këtyre ditëve në pallatin "Boro - Ramizi" në Prishtinë. E nuk është korrik tashti,
perënduan nja katër- pesë korriqe në ndërkohë; tashi është gushti, shtatori... po afrohet vjeshta. Dhe nuk është vetëm vjeshta jonë.
Do ta ndajmë me popujt e tjerë, apo jo?
("Tung!" Nr.3, më 10.07.1998)
PIKA TË ZEZA NË KOHË
BABILONI: DIKU, DIKUR, DIÇKA...
/ reportazh /
E ndërtuan një kullë të lartë, të madhe dhe të mirë DIKU, dhe kjo "diku"-he, fare thjeshtë, mund të mos jetë ASKUND.
Për Përendimin është në Lindje, për Lindjen është poaq në Përendim. Në Veri dhe Jug bën ftohtë për të qenë. Se qe, në Mesopotami, këtë e thanë Grekët e
Vjetër derisa "e përshkruan" Dhjatën e Re. Por, mos të harrojmë se "në atë kohë", as Mesopotamia nuk ishte Mesopotami! çdo gjë ishte diku tjetër!
Nëse nuk mund të përcaktohemi në hapsirë, koha na e bën "8 me 2", sepse ato janë njësi për njëra-tjetrën, prandaj mund t'i biejmë kavallit. Na mbetet iluzioni,
gjë që nuk është pak në fukarallëkun tonë. Sepse Kulla e Babilonit (edhe si e tillë!) është edhe katarzë, edhe metaforë, edhe satisfakcion për të gjitha marrëzitë
njerëzore. Prandej nuk u ndërtua rastësisht "Diku dhe Dikur". Ma thotë mendja edhe se - e ndërtoi Dikush.ç'është e vërteta, ajo kullë ndërtohet e shkatërohet
përditë, qëkur u krijua raca njerëzore, ose thjeshtë: homoprimigenisi ynë. (Konstantimi i ri është ky: homosapiensi nuk është paraardhës i OKB-së!) Ajo kullë
ishte arkitekturë e homoprimitivusit tonë gjenial, që është më i miri në "katundin tonë, me gjithë rrethinë". Dhe ajo kullë do të përfundojë me racën njerëzore, me
racat njerëzore (se: Zoti si piktor i plotfuqishëm përdori ngjyrat në natyrën bardhezi të pjellës së vet). Pra zhdukja e kullës është program Apokaliptik, gjithashtu
patent i perëndisë (të gjithëve së bashku, dhe secilit veç e veç). Parashikimet e tilla amatoreske të perëndive bien ndesh me natyrën tonë. Ne, "robtë e zotit",
shkatërrimin e bajme me jetë dhe ne jemi dëshmi e shkatërrimit të tillë. Por kjo është çështje që nuk e duron letra.
E përse ishte e rrumbullakët? ...Sepse duhej rrethi për ta përkufizuar pafundësinë, mosdijen, diletanizmin, mospërsosmërinë, totalitarizmin, zanafillën dhe
mizeritë e tjera që bëjnë destruktivitetin e natyrës njerëzore. Ajo formë ishte kusht për harmoni. Ishte favor i mistifikimit.
Po përse e shkatërruan? ...sepse simboli po bëhej i rrezikshëm me mistikën e vet. Duhej shprishur identitete, duhej zhbirë mundësi receptive të figurave për të
vënë në kontroll njeriun e gjorë dhe shpirtin e tij të mitur. Duhej vrarë shpirtin e njeriut që me masën antropomorfe pastaj të udhëheqet lirisht - derisa dresura të
krijoj mistikë të re. Duhej çthurur identitete, duhej luftuar unitete për të shkelë njerëz në kokë. Fundja, kretenët nuk janë të vetmit katalizatorë të disharmonive.
Kësodore, kullën e tillë e morrën në pronë "private" budallenjtë, e bënë fiksion poetët, e shquan për satisfakcion meskinët, dhe vetëm arkeologët e panë në
ëndërr "të pikëditë". Atëbotë, pas shkatërrimit, secili njeri e mori gurin e vet. A nuk i sheh varret? Secili e ka atë gurë te koka, e ne që mendojmë se jemi gjallë,
atë gurë e kemi në zemër. Zemrat tona janë shpella parahistorike, gjithnjë.
Shembulli tipik jemi ne, shqiptarët.
Me shekuj u përpoqëm, e ne këtë shekull ç'nuk bëmë, për bashkim e liri. Flamuri valonte herë në Deçiq, e herë në Vlorë. Vdisej edhe mirë për atdhe, për liri.
Hynim drejt e në këngët tona që bëjnë farën e durimit tonë. Por ngadalë, nga pentagrami ynë kombtarë, na i ndoqën figurat, simbolet na i përbaltuan. Dikur (më
kujtohet, para pesë-gjashtë vitesh) ishim populli më poetik në botë. Por përballë kishim popujt prozaik dhe na i shpartalluan pyjet tona stilistike. U shkatërrua
kulla jonë e Babilonit? Ja, a nuk u bëmë pikë e pesë nëpër botë? Ku do të bashkohemi, pra? Ku do t'i bashkojmë "trojet shqiptare"? Në Australi, Amerikë a
Polinezi? Në cilën galaktikë?
Tani, liderët tanë heqin të zitë e ullirit me nga një gur në krah (nga Kulla e Babilonit) dhe as ata nuk e dijnë ku ta lëshojnë, e janë lodhur...
Ja përse Kulla e Babilonit është "Diku, Dikur e Diçka". Që të jetë gjithkund, gjithmonë e gjithëçka. Ky nuk është nihilizëm. Nihilizmi nuk ekziston përderisa
ekziston mundësia që të zhduken popujt. Boshnjakët nuk janë shembull i vetëm...
("Tung!" Nr.2, më 26.06.1998)
REKLAMË
ARDHMËRIA SHQIPTARE
Në dyqanin tonë kemi çdo gjë që na ka qëlluar, duke nisur prej specave të racës ilire, përkrye lakrave pellazgo-iliro-thrrakase, nëpër kollomoqa të karakterit të
fortë shqipëfolës - dardan, patate që në zemër kanë idenë për bashkim të trojeve shqiptare, kastraveca të formave kombëtare e karakterit nacional, e deri te
qepët arbërore, hudhrat arnautase e karrotat arvanitase... Pastaj suxhuktë, oh, suxhuktë! Nga më të mirët që njeh kjo koqe dhe, suxhuk shqiptarë me mish viçi të
kualifikuar, suxhuk kombëtarë të punuar nga mishi i lopëve që veç që nuk kanë folur shqip, aq të mençura e të vetëdijësuara që kanë qenë. Qepët tona
nacionale, secila veç e veç, disponon me çërtifikatën e lindjes që dëshmon se është nga Kosova Kreshnike me "K" shumë të madh. Edhe për lakrat kemi
siguruar dëftesa të kualiteteve morale e politike dhe edhe ato dëshmohen për origjinë qindpërqind shqiptare. Po, kemi dhe zarzavate të tjera që trashëgimia
kombëtare i solli brez pas brezi deri në ditën tonë. Pasuli ynë është me dy krerë, sallatat tona janë si emblemat mesjetare të principatave të Arbërit, hudhrave
tona u vjen erë shqiptari, feferonkat tona janë të mbushura barot dhe djegin tamam shqiptarqe. Urdhëroni e ejani në dyqanin tonë "ARDHMËRIA SHQIPTARE"
dhe do të gjeni edhe çka nuk kemi fare, edhe çka nuk kemi pasur kurrë. Edhe ato i shesim lirë. Etiketat e çmimeve i keni falë. Ejani vëllëzër, si u ka hije
stërnipërve të... (Nuk po më kujtohet, bre Selë, stërnipër të kujt thojshim?!)
("Ngucakeqi" nr.3/1998)
PIKA TË ZEZA NË KOHË
KARTAGJENA, EDHE NJË TROJË MË SHUMË
/ reportazh /
Po sa shumë urrejtjen që shkaktoi vetëm një dashuri, dashuria e Helenës për Parisin, aq shumë urrejtje u shkaktua, aq shumë gjak u derdh sa që nuk e ka të
qartë as vet historia e rreme nëse Helena e bukur u dashurua që t'i hakmirret Helladës apo interpretoi rolin më të bukur të dashurisë që t'i hakmirrej Trojës !
Sidoqoftë, një dashuri e shquar përfundoi tragjikisht: Troja u bë rrafsh me tokë, grekët vazhduan të kremtojnë dhe u dehën - gjysma as që ia dolën të kthehen në
atdhe, dhe ky ishte një mallkim fare poetik. Homeri i verbër e krijoi eposin në ndërkohë që gjeniu njerëzorë zgjodhi pozitë të re dhe strategji të re për të krijuar
kopje të Trojës. E natyrshme që në këtë punë u përzien prap perenditë, mistika dhe morbidja. Pa demonë asgjë e madhërishme nuk u krijua në këtë botë të
mallkuar...
U deshën treqind vjet nga shkatërrimi i Trojës për t'u krijuar një Trojë e re, me emrin Kartagjenë. Dhe u krijua, jo në kontinentin e dytë si që ishte Azia, po në të
tretin, në Afrikë. Dhe gjithnjë me frikë nga Evropa e fëlliqur e barbare, o zot!
Sipas legjendës, Kartagjenën e krijoi Didona, motra e Pigmalionit, kah mesi i shekullit të nëntë para Krishtit. Asaj ia vrau burrin i vëllai, Pigmalioni, dhe ajo ia doli
të shpëtojë kokën dhe thesarët, duke ikur në Qipro. Pastaj nga frika prej të vëllait, vazhdoi më tutje, doli në brigjet e Afrikës, ku u prit keq nga prijësi berber -
Jaraba. Ai mezi lëshoi pe aq sa i dha asaj tokë vetëm sa "zë lëkura e një demi", por Didona e zgjuar e zgjodhi dhe këtë enigmë, si që ngjet në baladat: lëkurën e
preu në fije aq të holla, sa që siguroi tokë sa për të themeluar një Kartagjenë. Jaraba i dashuruar në Didonën, pastaj i vuri asaj kushte aq të pamundshme, saqë
ajo zgjodhi vetvrasjen, vetëm që mos të tradhëtoj kujtimin e burrit që ia kishte vrarë vëlla Pigmalioni, dhe ky është një shembull mitik i besnikërisë së gruas. Ka
edhe shembuj të tjerë, por ata janë në literaturë dhe kufizohen me groteskën.
Virgjili, një poet i shquar sa edhe mitologjik, me egoizmin e vet si të gjithë poetët, edhe këtë legjendë e modifikoi sipas komplekseve të veta latine: Didona e
Virgjilit nuk bëri vetvrasje nga kurthat e një prijsi berber, por e dashurur në Enejen, dhe kur Eneja e la Kartagjenën dhe doli në anën tjetër të Mesdheut (e ku
tjetër, pos në Romë?), ajo e vrau veten nga pikëllimi i dashurisë. Natyrisht, mosmarrëveshjet prej disa qindvjetshve për Virgjilin janë vetëm një lojë metaforash
më shumë, e që poetit i kanë hije gjithnjë.
Por, t'i lëmë një çast poetët e mitologjitë.
Kartagjena u krijua dhe lulzoi, u bë metropolë e Mesdheut, natyrisht, nën ndikimin fenikas mbi të cilët po sulej Greqia me atë instiktin e vetkrijuar për shkatrrim.
Ajo tashi vuante nga "Sindromi trojan" dhe si një përbindësh, këkonte shembuj të madhërishëm për t'u vënë flakën dhe për t'i lëruar pastaj. Kartagjenasit u
përpoqën me lidhje të ndryshme; bënë traktate me Etrurët e Fenikasit, dhe ia dolën për ca shekuj të ruajnë shembëllinë e vet. Origjina hyjnore e themeluesit të
Kartagjenës nuk mjaftonte pa shpatën e luftëtarit; e bija e Belit që romakët e kishin marrë nga asiro-babilonasit, nuk e mbajti njëmijë vjet yllin me bisht të
Kartagjenës. Ajo ishte flijuar për dashuri, për ndryshim nga Helena e bukur - Didona dashurinë ia kishte flijuar Trojës së vet e jo Trojën dashurisë, por as kjo nuk i
mjaftoi para mëllefit të gjeniut shkatërrues të grekëve që gjeti projeksion të ri në Romë. Roma u ngrit mbi rrënojat greke, dhe shkaktoi rrënojat e veta. Ajo iu
vërsul Kartagjenës me gjithë tmerrin që shkakton frika. Dhe pas shumë sulmeve, në vitet 149 - 146 para Eokës, e rrafshuan me tokë. Modelin e kishin të mësuar
përmendësh; shkatërrimi i Trojës, i provuar edhe në metropola të tjera.
Pse e shkatrruan romakët Kartagjenën?
A është e mundur të kishin parandjenjë se Afrika do ta pushtojë Evropën dymijë vjet më vonë, ose rastisi dhe tashi që historia përsëritet (qoftë edhe vetëm si
farsë) bëjmë këso përfundimesh bizare nga fakti se afrikanët ngadalë pushtojnë - Parisin, Londrën, Bonin, etj?...
Sa të mira janë nganjëherë përfundimet e gabuara!
Një kumt i pashoq e ndoqi në fakt Kartagjenën, edhe të rrafshuar me tokë: u sulën vandalët, bizantinët, hordhitë e Ludevikut të Shenjtë me kryq në gjoks... Kush
nuk u vësul të shkatërrojë Kartagjenën e shkatërruar, si të kishte fatin e të vejës së historisë. Dhe ajo mbeti e coptuar, që të gjëmojë akoma nën plagët e rrënojat.
Mbeti Porta Punike, fragmente të Banjave të Antoniusit, një skelet i Odeonit, Antikuariumi, Teatri dhe Arena e Mërtyrit; mbeti pellgu i Mesdheut që hyn në kep dhe
qilimi i shkretëtirës që sulet me rërën, duke bërë një luftë të tmerrshme midis dy ekstremeve - nga një anë përplaset uji me valët e njelmta e shkumbë, e nga
tjetra anë afrohen parreshtur kurorat e rërës në një konflikt të amshuar të etjes dhe ekstremit të vet.
...dhe, ja fundi ! Si çdo fund në botë: mbarë ose mbrapsht, njësoj makabër.
E rrënuan Trojën që të mësojnë si ta rrënojnë Kartagjenën, ose e rrafshuan me tokë Kartagjenën sepse i kishte infektuar Troja? Ja, kjo është çështje ! Prandej
popujt historik duket sikur nuk kanë ditur asgjë tjetër të bëjnë pos të "krijojnë" rrënoja. T'i lëmë anash shkaqet...
A thua mos jemi edhe ne pasojat, të ngjashëm?
Atëbotë perandoritë ngriteshin mbi masakra e shkatërrime, e sot? Athua kjo epidemi barbare është endemike edhe në mbarim të shekullit njëzet, ose prej nga
gjithë kjo etje për shkatërrim? është vallë çështje gjenetike edhe kjo?
Përfundimi: nëse Troja qe provim, Kartagjena do të ketë qenë ushtrim praktik i artit shkatrrimtarë që njeriu e mësoi shekuj me rradhë për ta përsosur zejen sot,
këtu diku, në Ballkan. Fundja, Ballkani as që përbëhet nga tjetër pos nga varret e nevojtoret, apo jo?
("Tung!" Nr.3, më 10.07.1998)
ANKETA JONË: Sa shqiptarë jemi në botë?
JEMI MË SE 27 MILIONË!!!
Nga shënimet e mia personale, nga burimet e mia që për shkak të sigurisë nuk mund t'i publikoj, e di dhe garantoj me kokë se në botë jemi - sa vijon: 2.643.711
në Shqipëri (se më se 700 mijë kanë ikur jashtë), në Kosovë - 1.742.389 e gjysmë, në Maqedoni - 847.599, në Mal të Zi - 132.741, në Serbi - 111.034, në Greqi -
784.341, në Turqi - 2.300.188, në Siri - 84.292, në Egjypt - 47.801, në Jemen - 184.300, në Izrael - 34, në Jordani - 179.202, në Kuvajt - 18.439, në Emiratet e
Bashkuara - 165.704, në Arabi Saudite - 194.337, në Irak - 74.800, në Iran - 33.050, në Afganistan - 118, në Pakistan - 17.430, në Indi - 23.290, në Malejzi -
3.421, në Vietnam - 14, në Cejlon - 4, në Filipine - 5.314, në Bangladesh - 17.343, në Japoni - 94, në dy Koretë - 92, në Tajvan - 1, në Kinë - 56 "shqiptarë të
ndershëm", në Bullgari - 64.329, në Rumani - 63.372... A U LODHËT VËLLEZËR SHQIPTARË?... Qe po e shkurtoj, por po ua ofroj shifrën e fundit, të
përmbledhur: 27.087.493 e gjysmë shqiptarë, plus - 560 "shqiptarë të ndershëm", të cilëve po u mëshoj vijë menjëherë. Kush nuk më beson, le ta llogarisë vetë.
Do t'i dalin kaq sa i thashë dhe - topi i allamonit nuk e luan!
("Ngucakeqi" nr.13/1999)
PO-E-ZI
BAHNHOF
(Një rrep për katundarin tim)
Ec shqiptari me duar n`xhepa
- kërrasin sorrat e askund plepa,
pëfundi rrugët cazë ngushtohen
re të nxira - përqafohen.
Dhe kokën kur ngritë shqiptari
qielli rrenë ngjyrë qelibari:
pa ambrellë, është pa "pare" -
dhe duarve n`xhep nisë, u vjen - marre!
Kërkon orën shqiptar-ngrati
e ka harruar te - avokati;
(s`kishte pare as për - ankesë
e ai s`është "Nënë Terezë"!)
Dhe ai ngutet me duar n`xhepa
- kërrasin sorrat e hiç kund plepa,
fillon shi dhe, i shpëton një: offff,
takim ka lënë ai, në - Bahnhof!
Shqiptar tjetër me duar n`xhepa
- të njejtat sorra pa të njëjtit plepa,
ec ngadalë ai, si - zotëri (...)
kërkëllojnë zorrtë se ka uri:
s`ka ngrënë bukë (ai) tash dy ditë
(me lek't'e fundit bleu qibrit!)
po as n`Hajm sot nuk i rrihej
n`vetmi cigarja i pihej...
Ec shqiptari pa kuptim
cak i tij kjo rrugë e pa këthim,
ec pa sherr - o, (ky i shkretë?)
ju ka bërë dita - tri vjet...
(I vjen turp ndaj nuk tregon
po dhe ky n`Bahnhof po shkon!)
Refreni:
Bahnhof i Frankfurtit, La Gare e Marsejit,
Station i Londrës, Bahnhof i Mynhenit
Bahnhof i Strasburgut, Stazione i Milanos
Järnvegstation i Malmes, Stanica e Pragës
La Gare e Parisit, Bahnhof i Hamburgut
Bahnhof i Cyrihut, Rautatieasema i Helsinkit
La Gare e Brukselit, Bahnhof i Shtutgardit
Bahnhof i Lucernit, Estazioñ i Madridit
Bahnhofa të Evropës dhe stacione të tjera
janë për zogj shtegtar, që kundërmojnë - herdhe
Po ka ca vite që kanë hyrë n`histori, që i vjen era!
Bahnhofet - pikëtakime të shqipeve pa çerdhe
Refreni i refrenit:
Ndalu o tokë, ndalu, se - dua të zbres
Në mos t`u jetoftë, unë nuk mund të vdes!!!
Tjetër kapuçbardhë me duar në xhepa
gjithë të njejtat sorra nëpër kurrfarë plepa,
në midis të qytetit si në një - objektivë
dhe xhepat e shtjerrë janë një - përspektivë!
Shikon ai raftet prinjas, nëpër shitore
dhe përbinë lëngun që i rrjedh prej goje
çdo gjë tash i duket si mollë e ndaluar
pse urinë në xham ia kanë vizatuar?
Ama shitësat presin ta zënë në thue
(Or gomar, unë s`vjedh, as mund, e as nuk due!
kot së koti bastard, më ke vënë pritë
nuk e kam pasur kurrë hajninë n`traditë)
Dhe ua bë shitësve, një: - hej, o shitës, fuck off
punë shumë më t`meçme kam n`Bahnhof!
("Ngucakeqi" nr.9-10/1998)
SHTYLLA E SELËS
E po çka nuk bën vaki. Kjo botë njëmend është e karrabythtë. Ju kishin karrabythur punët edhe Ukshinit në Gjermani. Qytetin nuk po ja u tregojë se po më shkon
fytyra, megjithëse ajo që i kishte ngjarë Ukshinit, jo fytyra, po as astari nuk po i mbetej. "Zoti ja ka shkrua", tha gjyshja ime, se ne Ukshinin e kemi stërnip edhe
gjyshja Nepë kishte dëgjuar për baterdinë, po nuk e merrke vesh. E dike që është puna e pështjellët, po ec e angllatisja, kur as vetë nuk po mund i bie në fije. E
merrni vesh ju dhe nëse e kuptoni, të ma thuani. Unë vetëm po ua tëfilloj ...
...Ukshini nuk kishte letra edhe u martua me Gretën. Po, Greta me nja katërdhjetë e shtatë në bythë, po. Edhe me një vajzë përmbi të njëzetat, me emrin Sabine.
Gjermania ka shumë Greta, po Sabine ka sa gjithë bota: sytë s'mund t'i çelësh prej tyre... Edhe mirë boll: u martuan Ukshini e Greta. Po lufta atje poshtë edhe
t'ia ndoq babën Ukshinit, Musën. Musa erdh rreth e rrotull, nëpër Kaukaz, ka rusi, përkrye Finlandës e tup - në Gjermani. Mirëboll. Po as dy muaj nuk u bënë e
Musa u dashurua "në letra", gjegjësisht në vajzën e Gretës, në Sabinën. Edhe ai tha: "për letra", ama shkoi te ofiçari, pa një - pa dy. U martua, bigajrihak. Baba i
ve i Ukshinit (se gruaja i kishte vdekur qysh në kohën e Titës), iu bë dhëndërr djalit të vet, Ukshinit. A po e merrni vesh - Gruaja e Ukshinit, Greta, u bë vjehrra e
vjehrrit të vet (babës së Ukshinit), Musës, ndërsa vajza e Ukshinit (e Gretës, kuptohet) u bë njerka e Ukshinit tonë! Punë o dreq...
Jo vetëm kaq. Ukshini e Greta pa u bërë prindër, vetëm nëntë muaj pas kurorzimit të babës Musë me Sabinën, vajzën e Gretës së Ukshinit, Musës e Sabinës u
lindi djalë, gjegjësisht: gruaja e vjehrrit të gruas së Ukshinit, njëkohësisht dhe vajza e sajë lindën një çun që ishte vëlla i Ukshinit, si djali i babës së tij dhe nip i
gruas së Ukshinit, si djalë i vajzës së sajë. Kështu automatikisht Ukshini u bë gjysh i vëllaut të vet përderisa ishte bashkëshort i gjyshës së tij!
Një muaj më vonë edhe Ukshinit e Gretës u lindi djalë .
...atëherë vjehrra e Ukshinit, që ishte motra e djalit të tij, u bë edhe gjyshja e tij. Ukshini u bë vëllau i djalit të vet, që është vëllau i nënës apo i njerkës së
Ukshinit. Ukshini njëkohësisht është edhe dhëndërr i nënës së vet, përderisa gruaja e Ukshinit (Greta) është teze e djalit të saj, domethënë një djali që është nipi
i babait të Ukshinit...
A e dini se sa e thjeshtë ishte jeta në fillim dha sa shumë u komplikua pastaj?!
Ukshini u martua për letra, baba i tij Musa gjithashtu, djali Ukshin u martua me Gretën e baba Musë me vajzën e Gretës, Sabinën.E se çka mund ta ketë kush
kënd pastaj, ju shikoni e llogaritni, por vetëm me laps. Përmendësh nuk ia dilni dot. Dhe nëse kjo gjë përsëritet në jetën tuaj, ta dini se marrëdhënjet familjare nuk
janë të thjeshta si që jemi mësuar ne shqiptarët (vëllaun ta kemi vetëm vëlla, babën vetëm babë, etj). Ato shumëfishohen në pafundësi dhe nuk është çudi nëse
dikush dikë e ka vëlla, djalë, axhë, dajë, gjyshë, vjehërr, kunat, nip...dhe kushedi çka në të njejtën kohë.
As hyrja në Evropë nuk është e thjeshtë siç mendojmë ne. Për njëzetë vjet, një dreq e merr vesh çka do ta kemi njëri - tjetrin!!!
("Ngucakeqi" nr.7/1998)
REKLAMË
BLENI FLAMUJ
Bleni flamujtë tanë, flamujtë tanë janë flamujtë më kuq e zi në botë. Shqipet e flamujve tanë janë aq të natyrshme, veç që s'bëjnë ve, dhe kanë gjak të vërtetë
shqiptarë. Ato i kanë kokat më të mëdha se të flamujve të tjerë. Kthetrat e shqipeve në flamujtë tanë janë të mprehta dhe nuk e lëshojnë asnjë armik. Flamujtë
tanë i kanë shtizat më të lira dhe më të gjata në botë, dhe e kanë pëlhuren më kualitative kështuqë nuk i shpon as plumbi i shkaut. Bleni, se flamujtë tanë ju
mbajnë ngrohtë se kanë ngrohje qendrore dhe valojnë më së miri në botë, valojnë edhe kur nuk ka erë, dhe nuk kërkojnë të ushqehen, as nuk shpenzojnë
benzin. Ata vetvetiu vihen në krye të turmave, shkaktojnë erë që të mund të valojnë në erë të vet, dhe e trembin armikun flamujtë tanë, sepse kanë zemër trime.
Bleni flamujtë tanë, se janë flamujtë më liridashës në botë. Shesim edhe flamuj me përvojë revolucionare e patriotike. Shesim flamuj të harrnuar me copa
zemrash, flamuj të qepur me enë të gjakut, flamuj me bazë të shëndoshë patriotike, flamuj të edukuar e të formuar kombëtarisht, flamuj të lindur nëpër beteja e
të sprovuar në robëri të plotë, me shkolla të kryera për patriotizëm, flamuj me plagë kombëtare dhe me biografi të pastruara nga mbeturinat komuniste. I shesim
të larë e të pastruar nga tradhtitë, të çiltër dhe të ndershëm, me paradispozita çlirimtare.
Flamujtë tanë janë flamujt më të lirë në botë. Nuk grisen pa nevojë dhe valojnë saherë të doni. As shpenzojnë energji, as kërkojnë vitaminë, as e humbin kohën
kot. Edhe kur janë të paguar, i shërbejnë kombit të vet. Përvoja e gjatë në robëri i bën ata veteranë të luftës çlirimtare. Blejini dhe binduni në rolin e tyre historik,
janë të disponuar gjeografikisht ata, dhe vetëm me flamujtë tanë mund t'i ndërroni kufinjtë ndërkombëtarë dhe ta shkërdheni Kartën e Helsinkit.
Urdhëroni e ejani, dyqani ynë është në fund të kombit, rruga e robërisë shekullore, numri i lirisë, dera e parë në drejtim të sheshit patriotik, kati i përçarjes
tradicionale.
("Ngucakeqi" nr.4/1998)
LETRA PA ADRESË
Populli nuk ka adresë. Sidomos populli ynë e ka adresën e çaprapikët, më të shprisht se gjakun. Nëse u drejtohesh atyre të Shqipërisë, nuk të marrin vesh ata të
Kosovës, nëse u drejtohesh atyre të Kosovës nuk të lexojnë në Shqipëri, nëse u drejtohesh shqiptarëve të Maqedonisë, hidhërohen ata në Mal të Zi...
Nëse u drejtohesh "të gjithë shqiptarëve në trojet tona" të hidhërohen 7-8 qind mijë në diasporë, nëse u drejtohesh me "shqiptarë të botës" ka rrezik që ndonjë
refugjat yni të ngelet jashtë kontekstit sepse ka arritur në ndonjë planetë tjetër... Nëse u drejtohesh me "vëllezër shqiptarë" hidhërohen motrat, nëse u drejtohesh
me "vëllezër e motra" hidhërohen hallat, e kështu - përherë dikush mbetet jashtë fonisë kombëtare, gjë që shkakton kakofoni. Por kjo edhe nuk është qenësore:
kjo vetëm dëshmon - përse problemi që duam të shtrojmë, venalohet në kontekstin melodramatik "letra pa adresë" dhe asgjë më shumë as më mirë...
E problemi që duam të sheshojmë është i ashpër. I rreptë. Dikush do ta quaj edhe antishqiptarë. Por shqiptari
ka nevojë të jetë pakëz antishqiptarë në momente të caktuara, jo në nivel të tradhtisë po në nivel të
komunikimit jashtë kanuneve. Jashtë shablloneve të traditës. Jashtë formulave nacionale.
Për shembull: katër virtytet tona kombëtare (mes tjerash) janë: mëshira, burrnija, mikrëpitja dhe besa.
Mëshira - në kuptimin e "mirësisë" demek, zemrës njerzore, humanizmit!
Së pari: MËSHIRA!... a ka gjë më të tmerrshme se mëshira në luftë? Ajo është katastrofa vetë. Pikërisht në
mëshirë - humbet lufta. Dhe kësaj duhet hypur shqelma sa më parë. Nëse don të keshë mëshirë në luftë, lere
edhe luftën dhe mos e bë fare!
E dyta: BURRËRIJA! Çka të duhet burrërija në diplomaci? Politika është arti i rrenës, diplomacia është arti i
mashtrimit. Çka i duhet kësaj burrërija? Që ta falimentojë? Lere të gjorën për oda burrash se në diplomaci,
burrërija është dekor i rremë!
E treta: MIKËPRITJA. Po sa shumë bukë i dhamë të huajit e sa shumë dajak e robëri na dha si
kundërshpërblim! Hudhe në bërrlog të traditës mikëpritjen, sepse atë e kemi pasur për të huaj (më shumë),
dhe duke u ofruar kafshatën kemi dashur t'u hyjmë në zemër të tjerëve, e kemi harruar se kafshata nuk
shkon në zemër por në lukth. Del nga zorra e trashë! (mikëpritja, jona!)
E katërta: BESA. Çfarë institucuioni është ajo? Në një botë krejtësisht të pabesë (të pabesë, sepse të gjithë
luftojnë për ekzistencë), ne e kemi shpikur besën. Po duket se na e kanë shpikur të huajt dhe na e kanë
ngjeshur që me të të na e pijnë gjakun më mirë. Çka të duhet besa në këtë botë të pabesë, o shqiptari im?
Po a sheh ku të solli besa që e deshe dhe me të cilën u krenove. Po a di se dymijë vjet po të presin të tjerët
në besë, e ti po shet mend se je i besës, ta hangërt dreqi besën. Atë që s'mund ta keshë për veti, mos e ruaj
për të huajin, o fara e dreqit! Se u rrope duke rënë viktimë e besës e burrërisë, urtësisë e butësisë tënde nëpër shekuj të pamëshirë, të egër, të ashpër e të
pabesë.
Ti je viktimë e zemrës sate, shqiptari im i mirë!
("Ngucakeqi" nr.14/1999)
NË TEMPULLIN SHQIPTAR TË BABA TOMORRIT
NJË METEORIT QË RA "PËRTEJ GARDHIT"
Popuj të ndryshëm kanë tempuj, shenjtëri dhe kuota fiktive për mendjendriturit e tyre, dhe ato i kanë poaq të ndryshme. Kanë Olimp dhe Parnas, kanë Ararat dhe
Fuxhi. Ç'nuk kanë popujt në mitologjitë, dhe gjenitë e tyre i ngrisin me pietet për t'i ndryrë me ca egoizëm në panteonët, orakullitë dhe ziguratet e tyre... Thua se
ne shqiptarët nuk kemi Baba Tomorr dhe nuk patëm Dodonë në një kohë kur gjysma tjetër e botës po nxitonte për të zbuluar zjarrin? Thua se ne shqiptarët nuk
kemi gjeniun tonë që troket në derë të vetëdijes dymijë e sa vite rresht: njerëzit ngaherë vijnë e shkojnë, por gjenitë mbesin dhe ata bëjnë dritën e një populli me
të cilën dritë duhet kërkuar yllin e vet secili syresh. Ndaj ne vetëm duhet të shikojmë në shpirtin tonë dhe t'i shohim mendjendriturit lartë në qiellin tonë, që në
mejtime mbase ende nuk thonë diç, por veç sa s'e kanë humbur durimin të na marrin për veshit si çilimiun e të na ngërmohen: "Kjo është rruga jonë..."
Quni i Osman Rushitit të Ninatit (rrethi administrativ i Filatit), nuk dihet a lindi në Berat ose gjetkë në mutesarifllëqet e tokave shqiptare, por dihet mesiguri se nuk
i ruajti dhitë e kuqe rudinave të Qamërisë. Ai studioi në Paris, pasi që mbaroi Medresën më të shquar të botës osmane, ate të Fatihut në Stamboll. Në atë
medresë u vlerësua me titullin "Tahsin", dhe u dërgua në Sorbonë, ku studioi shkencat fizike dhe natyrore. Pastaj vazhdoi përkushtimet e veta në kimi,
matematikë, gjeologji, gjithësi, etj. Hulumtoi natyralistët gjermanë, të cilët ndiqnin parimin se "në natyrë asgjë nuk krijohet e as nuk zhduket, vetëmse shëndrrohet
nga një formë në tjetrën."
Pas kthimit gadi të detyruar në Stamboll, u ngarkua me punë në përgaditjen e hapjes së Universitetit, gjë që e bëri me përkushtim. Dhe e filloi mbarë. Po në
punët e mëtejshme, Hasan Tahsini dhe Universiteti i parë osman ranë ndesh me Gjyqin e Sherijatit dhe e paditën shqiptarin se po mohonte zotin e tyre. Gjeniu
shqiptar nuk u trondit nga kjo e qëlluar e ultë. U strehua në një ndërtesë të vjetër të cilën e quajti "Dershane" dhe ku, sipas Sami Frashërit, madje edhe muret e
oborrit u mbuluan me trupa qiellorë. I tillë ishte interesimi i Hasan Tahsinit. Ai projektoi gjithësinë miniaturiale në shtëpinë e vjetër, në oborr dhe në kopsht. Dhe
aty, në atë vatër diturie u afrua djalëria dhe guximi, u mblodh kurreshtja e kohës, gjeniu osman. Aty u mblodhën edhe Rilindasit shqiptarë.
Në ndërkohë, emri i tij vërshoi Evropën. I erdhën dijetarë të shquar të kohës, si Gronfel e Smirnof, e shumë të tjerë, dhe i ranë në gjunjë zotësisë së tij.
Quni i Osmanit të Ninatit të Filatit (të Qamërisë), në ndërkohë shkroi Historinë e krijimit të botës, Bazat e Yjsisë, Psikologjinë, Të fshehtat e ujit dhe të ajërit, Bota
qiellore, Pasqyra e rruzullimit të gjithësisë, Ligjet e natyrës, Jeta dhe historia e popujve, Historia e shkronjave, dhe shumë të tjera, që për botën e errtë e
religjioze islame ishin dritë e diell. Dhe as hoqi dorë nga religjioni. Ishte filozof panteist. Kishte zotësi të madhe në dispozitat e sherisë, tefsirit dhe në hadi. U
përpoq që islamizmi të mbështetej mbi themele shkencore natyraliste. Krejt qenjen e botës e mbështeste mbi atomin. Ngriti në Stamboll edhe "Shoqërinë
gjeografike të vendeve osmane", dhe u udhëhoq nga parimi se "lloji i njerëzisë është familje dhe racë e madhe". Një ditë para vdekjes, tha: "Ndjenja e interesit
vetjak në kohën e paditurisë i ka shtyer njerëzit njërin kundër tjetrit për veprime mizore e egërsie të paparë as në kohën e barbarizmit".
Po sa ishte i çmuar, ishte dhe i urryer. Dhe vdiq në varfëri të thellë dhe në mosmirënjohje. I sëmurë nga kollfishka, vdiq në korrik të vitit 1881. Vdiq "arkitekti i
shqiptarizmës së Rilindasve të mëdhenjë", si u quajt pastaj. Dhe nuk qe vetëm ndër më kryesorët i Shoqërisë kulturore të Stambollës, nuk vdiq vetëm drejtuesi i
parë i grupit për hartimin e abecejës.
Vdiq Hasan Tahsini, themeluesi e drejtuesi i parë i të Parit Universitet osman, themeluesi dhe drejtuesi i parë i Shkollës së lartë vetjake të shkencave natyrore e
shoqërore me emrin "Daryl-Funun", vdiq themeluesi e drejtuesi i të parës shoqëri gjithëislamike me emrin "Shoqëria gjeografike e vendeve muslimane", vdiq
mësuesi i Rilindasve tynë më të shquar, vdiq gjeniu i rruzullimit, fizikanti, kimisti, matematicienti, filozofi, biologu, psikologu,... Vdiq gjeniu shqiptar...
Qe një meteorit i madh në natën e gjatë e të huaj osmane. Shqiptarët tek sa po përpiqeshin për dritën e vet dhe nuk është që nuk i dha energji një shkëlqimi të
Rilindjes sonë. I dha, edhe mirë, madje.
A TË KUJTOHEN ATO DITË?
LIRIA... I KA KËMBËT E SHKURTA
...Sa kemi qenë atëherë,...përse jemi aq pak kur duhet e aq shumë kur flitet...pse Kosova nuk u çlirua me kohë dhe përse kam frikë nga "trashëgimia gjenetike e
robërisë", ...dasmorët e përgjakur,..."pastrimi kimik i ndërgjegjes" dhe çështja e kozmodromit,...e në fund?...
U bënë pesëmbëdhjetë vjet nga Pranvera e Tetëdhjetëenjëshit. Nuk mund të them se në ndërkohë u rritëm, po që u plakëm - thuaja që u plakëm. Por mund të
them edhe se - atbotë qemë më pak se që duhej, ndonëse tani, shikuar në retrospektivë - kemi qenë më shumë se që duhej. Ky prandaj është problemi që nuk
ka zgjidhje: kjo është çështja. Dhe pyetja e përjetësisë: përse jemi aq pak kur duhet e aq shumë kur flitet? Që të na "vënë" në këngë? Por ku ka shumë këngë,
ka pak histori. Dhe a dini se sa shumë historia duhet për vetëm pak të vërtet ?
Në Pranverën e Tetëdhjetëenjëshit i kam pasur dhjetë vjet ("menderëmethanë"). Me dhjetë vjet, njeriu i vogël sillet në periferi të çështjes, e lënë "te opingat,- pas
dere". Në demonstratë nuk mund të jeshë figurant me një kore buke të lyer me pekmez. Eh, t'i kisha pasur pesëmbëdhjetë vjet! Me pesëmbëdhjetë vjet, ose
hudhesh mbi tenk si mbi konzervë në rrugë të Prishtinës, ose shkruan letra dashurie në pushim të gjatë midis orëve, e dera e jashtme është e kyçur. Po të kisha
pasur njëzet vjet atëbotë, ose e kisha hudhur bombën lotësjellëse që mos t'ia përcëllon gjunjtë të dashurës sime nga klasa e shtatë e fillores, ose kisha ikur në
fshat që të mos qëlloj ku "shkruhet historia" duke gjuajtur policët me gurë e copa tjegullash. Të kisha pasur edhe pesë vjet më shumë, të kisha pasur njëzetepesë
- kam mund të jem aktivist i vonuar i rinisë që ka besim në komunizëm në fillim të muajit, nëse bursa nuk vonohet shumë. Si tridhjetëvjeçarë kam mundur të jem i
pazëvendësueshëm në Organizatën bazë, në shtab a në Sekretariat; ose me punë në botën e jashtme, që, ose të më ndjekin për të më likuiduar, ose t'i ndjeki
për t'i likuiduar kundërshtarët e "bashkim-vëllazërimit" të shquar, në kokën e të cilit betoheshin edhe shumë demokratë tani poaq të shquar. Por, me tridhjetë vjet
edhe kam mundur t'i shikoj demonstratat nga veranda me fëmijën tim në prehër, dhe fare mos të venerojë kur të jem i pëshurrur nga "subjekti familiarë" - për
shkak të pritjes që të ngjajë diçka e që atë ditë e sot nuk e kam të qartë. Nuk e di a dridhej ato ditë Jugosllavia, apo vetëm Evropa Lindore pa "atdheun tim dhe
atdheun tjetër rezervë". E foshnjet nuk e kuptojnë realitetin historik: pëshurren edhe në çastet më vendimtare. Foshnjet nuk janë micsokola (me "m" të vogël), po
janë pshurravece.
E tjera, e tjera, etj...
Pas Tetëdhjetëenjëshit, fare në shaka e pyeta gjyshin: "Përse gjysh, ti me ata tutë, nuk e keni çliruar Kosovën me kohë?". Ai më shikoi, njëherë më pyeti me
gjysmëzëri - "pse, kur ka qenë koha?", e pastaj, kur e kuptoi shakanë time të pakripë, u pat përgjegjur: "Po, e kujt t'ia lë bagëtinë në ndërkohë?"
Ndoshta vetëm ndonjë muaj më vonë, iu drejtova babit tim me pyetje të ngjashme, por vetëm me një pikëçuditëse në vend të pikëpyetjes në fund. Ai as më
shikoi, por vetëm murmuroi nëpër dhëmbë, ngjashëm me..."E kush të shkruaj vjersha të këqija, pastaj?"
Askend nuk e pyeta më. As do ta bëj më kurrë, sepse kjo është nga ato pyetjet që kurdo që të bëhet, është e vonuar, e përgjegja eventuale, përherë është e
parakohshme, që të mos them e jashtëkohshme. është pyetje që më në fund mund t'i bëhet gjithëkujt, prandaj nuk vlen për asken. Një melodi që e dijnë të gjithë,
nuk ka nevojë për tekst fare, ka thënë një njeri i mençur në një kohë të marrë!
Këtë pyetje mbase kam mundur t'ia bëj vehtes, por do të nxirresha me lojë fjalësh, prandaj desha të të pyes ty, dashamir, ty desha të ta shtroj një pa të keq: A
kaq shumë kemi qenë atëherë, se unë nuk kam qenë aty, kam qenë në periferi - të thashë. A vërtetë me ju në ballë të demonstratave kanë qenë të gjithë, edhe
ata që nuk kanë qenë, edhe ata që kanë qenë kundër? Tani kështu po del: edhe vrasësi, edhe i vrari na u bënë dëshmorë, në mos paçin mundësi për t'u shpallur
heronjë. Madje, kur bëj llogari tani, aq shumë më dalin "të atëhershëm", sa që çuditem që, jo Kosovën, po qysh nuk e kemi çliruar gjithë Evropën Lindore (me
përjashtim të Shqipërisë. Ate, për "inati" është dashur të mos e çlirojmë!")
Nuk po e zgjas më shumë. Po e lë ku e nisa. Atëherë isha i ri për të kuptuar, e tani jam mplakur (kam 26 vjet, e në kohën e Luftave Punike, mesatarja e jetës ka
qenë 22!) për të hyrë më thellë. Do të ishte mirë që kjo shpërputhje të jetë vetëm çështje imja. Pra, lirinë e dua. E dua, por më do robëria marrëzisht. Marrëzisht,
e dymijë vjet. Nuk e di përse. Shpresoj që robëria dymijëvjeçare mos të kodohet gjenetikisht në shpirtin tim të dremitur. përndryshe, egoizmi, në rradhë të parë i
dëmton organet e frymëmarrjes. Tuat dhe të tjetrit, Dhe të tjerëve.
Një gjë le të dihet: "Pranvera '81" tani u shndërrua në një pastrim kimik (për ndërgjegjet e vonuara) dhe mirë që ngjau kjo, sepse kemi pasur shumë të palarë e
pak lumenjë (Drini, Llapi, tri Bistrica...)
Unë vetëm e kam një hall: që atdheu mos të më bëhet kozmodrom (gadi thashë hipodrom!). Kur të bëhet atdheu kozmodrom, patriotizmi është (thjeshtë) çështje
e konsumit, ndërsa lirinë mund ta flakësh në stilistikë, me figurat e tjera.
Fundja, prej pushtuesit ndoshta edhe mund të çlirohesh, por prej çlirimtarëve nuk ka dreq që të çliron. - Kjo është çështja...
("Top Kultura", `96)
PIKA TË ZEZA NË KOHË
MINJTË SHKAKTUAN TROJËN
/ reportazh /
Mbrëmja në Çanakale ishte e errtë si në gjysmë të botës.
Në Dardanos nuk dëgjoheshin hapat e kalit të Paroklit, as i shihje gjëkund zjarret greke nga platoja e kampit "Shen". Vetëm gjëmonte gryka nga anijet e rënda të
superfuqive dhe një shurdhimë e rëndë të shtypte mu në tëmth. E mua më priste Troja në mëngjes që ta sfidoj vapën dhe mos të provokoj korin e zhurmshëm të
xhinkallave.
Fjeta me "Iliadën" nën kokë, dhe u zgjova i rëndë nga armët e palëve kundërshtar. Kokën ma kishin mbushur hekur e bronzë gjithë natën e lume. Fati im që
atëbotë nuk ishte në përdorim plumbi, së paku jo në përdorimin e sotëm. E koha e barotit duhej të priste dymijë vjet. E dija se duhet të takohem me Trojën që aq
shumë nga mitologjia më kishte ngarkuar në mendë, saqë i urreja kuajt përbuzë rrugës prej Çanakalesë e tutje. Gomarët ishin një karikim i Luftës së Trojës, dhe
duket se nëna natyrë, pas rolit të kobshëm që luajti një kali atje, u përpoq t'ia zhdukë racën atij, dhe bëri shumë gomarë në këtë botë. Ndryshe nuk mund të
spjegohet ekzistenca e gomarit, asaj krijese fatkeqe, që nuk pati fat të jetë kalë e të jetë kafshë tjetër u vonua, sepse të gjitha racat tjera ishin krijuar në
ndërkohë.
Jo Hektor e Akil, as Paris e Helenë, as Prijam nuk gjeta në dyqanin ku shiteshin suvenirët. Aty kishte copa gurësh të nxirë nga gjaku i thembrës së Akilit që
kushtonin shtrenjtë. Njerëzit kanë shpikur suvenirët, jo për të mbetur gjallë nga ata, por për ta përralluar historinë, për ta bërë për gaz, dhe në ndërkohë kanë
nxjerrur edhe profit të mirë besa. Mua pronari i suvenirëve ma fali një gurë që quhet "Gjaku i Akilit", kur muar vesh se jam nga Prishtina. Ai e kishte Helenën e vet
(merre me mend një turk që Helenë të vet e ka një shqiptare) nga Prishtina kjo qe afria jonë e parë, që ishte afri edhe me historinë. Pastaj vazhdova në një
gurishte të mallkuar me zhapinjë e zvarranikë të tjerë, pikërisht duke ecur me frike si të mos shkel gjëkund kufoma tremijëvjetëshi i asaj lufte të gjatë. Fare nuk
po e vëreja kalin. Kërkoja një restorant gjëkund, sepse vapa po e bënte të veten, e sidomos ma shtonin etjen grupe turistësh grekë që merrnin dhe me grusht
nga Troja dhe i mbushnin strajcat e xhepat për ta shpënë në Greqi, thua se s'kanë hapsirë. Për çudi grekët janë të pangopshëm: nuk mund ta pushtojnë dot
hapsirën e vet që kanë prandej duan të përfitojnë nga të tjerët orë e çast.
Nejse. Kisha ardhur për ta parë Trojën dhe kjo është Troja, thashë ndërsa po fshija djersën dhe po shikoja diellin për nën vetull si një armik të përbetuar. Dhe
gjeta një hije të mrekullueshme, mora frymë thellë më në fund, as pa ngritur kokë të shoh ç'hije ishte kjo që më bëri të lumtur në çast.
O zot, po unë kisha hyrë në hijën e kalit!
Ja ky është kali më i shquar që ka bota - bërtita me zë, dhe disa turistë u trembën për shëndetin tim, të bindur se më kishte rënë dielli në kokë. Pastaj vazhdova
të mejtoj në heshtje, dhe me më shumë kujdes ndaj të tjerëve përreth: - ky është kalë më i shquar se ai i Xhingiskanit e Riçardit Zemërlua, është kalë më i
dëgjuar se Pela e Muhamedit dhe Rosinanti i Don Kishotit, edhe më në zë se "allqi" i Bajazitit të cilit nuk arriti t'i qes taxhi në Shën Pjetër të Romës si që kishte
premtuar pas Betejës së Kosovës. Është më i madhi, më i shquari, më i njohuri kalë në botë, edhepse nuk është kalë fare: është vetëm i mbaruar nga druri dhe
me sa duket është - restorant!
Me kokakollë po meditoja për origjinën dhe parahistorinë. Se si mu shpifën që mbrëmë minjtë, dhe tashi ishja i bindur se minjtë janë fajtorë për të gjitha. Sepse,
mos të qenë minjtë e uritur që atë mbrëmje t'u brejnë shtyllat dhe lidhësat tenave të kretasve që po shpërnguleshin të udhëhequr nga Skamandri, as që do të
themelohej Troja ndonjëherë, as do të kishim pasur Helenë e as dashuri aq tragjike, dhe as që do të rrethohej Troja për nëntë vjet me rradhë për tu bërë rrafsh
me tokë në vitin e dhjetë. Pra, minjtë kishin faj për të gjitha këto.Përndryshe kretasit deshën vetëm të shlodhen aty, por të nesërmen, pikërisht për inati të minjëve
vendosin të vendalohen aty; dhe aty mbetën: Pastaj ngjau ajo që duhej e dihet pjesërisht.
Po, ngjau ajo që pritej. Ngjau tragjedia. Dhe pikënisje për tragjikën zakonisht është bukuria. U gjet një Helenë e bukur (nuk dihet nëse Helena quheshin gjithë
rendi i virgjëreshave, kurtizanave ose shërbyeseve nëpër tempuj!) sepse duhej një dashuri që sublimon urrejtjet; kur u gjet Helena, Parisi ishte i domosdoshëm,
e pastaj nënkuptohet - intriga. Dhe çfarë bëjnë impotentët (luftëtarët ngaherë janë impotent!): dhe e qartë se një tragjedi, për të arritur suksesin e vet duhet
pregaditur tri, shtatë, nëntë ose dymbëdhjetë vjet. Lufta e Trojës zgjati nëntë: do të kishte zgjatur dymbëdhjetë, por Helena e bukur do të mplakej dhe grekët nuk
do të kishin motiv për luftë. Nëntshi u muar si kohë e vlimit të mllefit, dhe as kjo nuk mjaftoi po të mos qe dredhia. As mllefi i Akilit, as fuqia e Ajaksit, as çmendija
e Ajantit nuk mjaftuan mos të qe dinakëria e Odiseut. Ai e zbuloi kalin dhe atij i dha rolin mashtrues, o zot ! Dhe ai do të jetë, jo vetëm kali, por përgjithësisht
kafsha më e shquar në histori. Një kalë i drunjtë - merreni me mend, u ngrit mbi vet Pegazin. Ai kalë i drunjtë e përballoi harresën, u bë histori në vete, madje
edhe diplomacia lindi mu prej rolit të tij dhe sot në botë me mija ambasadorë as që ia dijnë për nderë Kalit të Trojës nga i cili mësuan aq shumë.
Më në fund përfundoi dhe ajo luftë. Troja u zhduk. Pësuan... Nuk dihet kush pësoi disfatë: fitimtarët apo humbësit. Bota fitoi artin e mashtrimit dhe Homeri qe ai
që e ngriti mashtrimin në mit. Ai ia thurri këngën.
Një si rekapitulim: luftën e bënë ose jo, punë e madhe fort!
E këndoi Homeri i verbër: ç'i duhen sytë rapsodit?
Të tjerët e hudhën në letër dhe e bënë mall për treg. Jetuan nga vargjet e Homerit. Bota as që mund të mirret me mend pa parazitë. Njerëzit që kanë qejf të
jetojnë në kurriz të huaj, përtojnë dhe të kenë kurriz të vetin.
E zbuloi Shlimani në fund të shekullit të kaluar. Arkeologët kryesisht gërmojnë në tragjeditë njerëzore. Me çka të dëshmohet historia përndryshe ? E Shlimani
ishte amatorë: kërkonte gjak e gjeti ari. Dhe e stolisi të shoqen , Sofinë, e ky ishte pësimi i dytë i Helenës së bukur. Helena ishte historia dhe nëse përsëritej, ajo
përsëritej si farsë; asgjë më shumë.
Shumë heronjë defiluan para Trojës, dhe vetëm një thembër mbeti gjallë: thembra e Akilit. A mos ajo thembër sfidon kokat që nga ajo kokë e deri sot? Mua nuk
më pëlqejnë metaforat. Në kohën e Akilit, ato as që ishin shpikur. Ose atje duhet gjetur pikënisjen për lojën e futbollit; mos o zot?
Mbeti kali mbi të gjitha. U desh të vriten gjithë ata njerëz, të derdhet gjak me vite, të rrafshohet një qytet-shtet, të thurren aq shumë këngë e të pëcillen brez pas
brezi; të nxirren në letër e të përkthehen në shumë gjuhë, që më në fund, në kujtesën tonë të gërmoj me thundra të veta një "kalë historik".
("Top Kultura", `96)
NË SYTË E NJË BOEMI
"ME SUXHUK E QEBAPA DERI NË FITORE..."
Meqenëse patriotizmi thonë se është shpikur në kafene, edhe unë hyra në kafe një të enjtë të mallkuar, që me muzikë shqipe të bëhem shqiptar së paku
trepërqind ! Ata i thoshin muzikë shqipe asaj që e ekzekutonin: instrument kryesorë ishte sharra që sharonte melosin tonë popullorë dhe e ndan përgjysmë:
gjysma orient e gjysma tjetër "gjupibizantine". Ja, këtu pranë shankut e kam pak vendlindje - thashë, dhe u ula si Zeusi në Çabrat, edhepse më vrisni nëse di
ç'do të kërkonte Zeusi në Cabrat.
Dorën në zemër: muzika ishte në nivel por unë kisha zbritur nën nivel. Herë këndonte Violeta, herë këndonte Klebeta, të përcjella nga një orkestër të dorës së
dytë, të cilin orkestër një gazetar në një artikull e ka lavdëruar shumë, vetëm për një pjatë qebapa. Meqë alkohol nuk kishte, si shqiptar që jam, provova të
dehem me një "coca-cola" prandaj as ky shkrim nuk doli gjithaq i dehur dhe nuk i ngjan shkrimit të një boemi, apo jo ?
Po më duket se kah fundi i mbrëmjes edhe unë e rrasa një pjatë qebapa se tashi, në të njëjtin shkrim, po më pëlqen orkestri e sidomos këngëtaret pjesërisht.
Punë e madhe fort - gazeterët edhe ashtu "llujatin" pa para kahdo që sillen.
Mikpritja qe në nivel por kamarierja ishte paksa e ngrysur. Qumshtin ta bënte kos, po është lodhur me qyqanët si unë. Sigurisht që përditë i premtojnë lirinë e
atdheut, e atdheu në robëri deri në fyt. Por njerëzit bashkëkohorë premtojnë, dua të them gënjejnë. Po përse nuk japin bakshish, tybe në di unë !
Ato punime artistike, që një gazetar tjetër mund t'i ketë quajtur "vepra artistike", më shumë më ngjanin në një depo hekurishtash por korrespondonin mirë me
pjatat dhe gotat e thyera nëpër dysheme, pardon: nuk është kështu si po them as unë. Ndoshta është më zi, por unë as që kam qenë aty. Ka qenë një shok imi
dhe më ka treguar pesagjashtë herë deri sa i kam thënë: -Boll Selë, sa ma lodhe shpirtin tim shqiptarë, etj.
Ora 22: vallja shqiptare. Shqiptarët nga trojet etnike u kapën krah për krah, si shqipe mali, e kishte edhe sorra. Riza madje u deh e u bë tapë: i ndërronte
tavolinat si lepur, dhe e çliroi Kosovën në katërpesë vende nga trikatër herë. Dikur edhe iu përzien teritoret e çliruara nga ato që nuk i kishte çliruar ende, e kur
duhej të dilnim, o - mezi që dolëm duke shkelur përmes kufomave të shkijeve të vrarë në këngët tona popullore e antipopullore.
Për bakshish nuk po flas se as që ia dola t'a bëj llogarinë: nuk kisha kalkulator me veti e ai Herifi që i mblodhi me fshisë, duke u ngutur, m'i fshiu edhe rreshtat e
fundit të këtij shkrimi, dhe a nuk po shihni se ...