EDONA
Edona,
asnjëherë s’më kanë kuptuar,
Edona,
s’di përse jam i hutuar.
Edona mirëmëngjes,
Dielli n’syrin tënd po agon,
Një ditë mbetesh pa mua,
Ti po harron,
A kam qenë,
Dhe pse s’jam,
Më beso kur të them,
Se unë faj nuk kam!
Se çdo gjë po rrjedh
Aq shpejt, aq shpejt,
Unë nuk e di kur gaboj,
Dhe kur jam në rrugë të drejt:
Më trego,
Ose shko!
Kaq shumë natë e s’kam gjumë.
Më trego,
Ose shko,
Edona, më duhesh aq shumë!
DIKUR BËHET VONË
Zonja dhe zotërinjë, miq e armiq të nderuar,
ditën e parë të Ramazanit u dashurova në një vajzë nga fakulteti teknik, dega e elektros, viti i tretë.
E ajo, edhe pse e lazdruar pa masë, i hoqi ndëgjueset e walkman-it nga veshi, ma hodhi një vështrim kritik,
dhe më dëgjoi me vëmendje.
Unë jam një katundar nga Kaqandolli, i thashë, jam student i juridikut dhe kam pretendime që një ditë
të bëhem president. Me mundësitë e mia gjigante orale ia futa zhvallë e i thashë:
Mami të ka thënë mos u kthe pa pesëshe në shtëpi,
Por ti as s’shkon në shkollë më, por këtë mami nuk e di.
Ti ulesh n’telefon dy orë nga dora nuk e lëshon,
Dhe ram - bam - bam - bam, zemra të vallëzon.
Detyrat e shtëpisë,
- do t’i bëjmë bashkë këtë natë,
Jemi përplot energji,
- e nata është e gjatë...
Dikur,
dikur bëhet vonë,
Dikur,
koha shumë shpejt kalon.
DY SHQIPTARË TË KRISUR
Tafë Magjupi e Xhemë Kockari,
Shokë të pandarë qëkur ishin fëmijë,
S'lan gjë pa bërë - lavdi paçin - ouo
Jetuan dhe vdiçën për të njëjtën rrospi!
Tafa u rrit jetim, pa bab' pa nanë,
Në rrugën "Ibush Bitanga", tuj shku për bollnicë,
Xhema magjistroi, kur e shkeli traktori,
Në magjistralen Prishtinë - Mitrovicë.
Herët mësuan, se nderi është konzervë që prishet,
Dhe jeta nuk është vetëm për t'u ngopë,
Dhe kur s'mbet ligj në kët' tok' që se kishin shkelur,
Me duar në xhepa - u nisën n'Evropë.
Po edhe Evropa për ta ishte e vogël,
E zbuluan Amerikën si Kolombo e edhe më mirë,
Nëpër Harlem mbaruan ndonjë gogël,
Tafa e Xhema - dy xhambaz pa mëshirë.
Po të dy trimat e kishin një sekret,
Ou, ajo quhej Hajrije Kopilica,
Hajrija këndonte në një kafe në Gjilan,
Ajo pinte gjin-tonik, dhe tërë ditën rraste gilica.
E diele e mërzitshme, vera '95,
Rrug’ve të Prishtinës, u përhap një fjalë,
Hajrija kishte koncert sonte n' "Boki-Roki",
Tafa e Xhema ishin të ftuar special.
S'harrohet ajo ditë, o jou jo,
Kur një xhambo xhet i bardh' zbriti në Sllatinë,
O krejt Kosova, ishte ngritur në këmbë,
Ditën kur Tafa dhe Xhema hynë në Prishtinë!
Po sa e gëzuar, aq tragjike ajo ditë,
s'kish lën gjurmë Hajrija, as koncert s'kishte fare,
Tafa i tha Xhemës: "Xhemë, s'është puna mirë,
Diçka s'po shtimat, ja dikush po bën hajgare!"
Kërsitën alltiat, - u bë patare,
"Tafë, qenka kurthë !", "Xhemë çka po thua!?"
"A po iki unë i pari, a po ik ti i dyti?"
"Tafë, mos t'ha koqja, se s'të lë unë pa mua!"
Një rrafall e shkeu qiellin mbi teatër,
Prej Qafe n'Kurriz - milicët përshesh,
Një picgauer u përplas për Bankkos,
U ba tym e mjegull, puna u bë lesh.
Tafa tha: "Mbaju Xhemë, mos e korit fisin,
Se kjo ditë na ka qëlluar pak si përdreq!"
Xhema u thye n'bel, e shtrëngoi midisin,
"Taf më ndihmo, se m'kanë qëlluar n'vend t'keq!"
"Allahile Xhemë, a mos t'vranë edhe ty?"
"Qysh bre Tafë, nuk qëllove pak ma ngat?"
"Na e paska shkruar zoti, pak si për dallash!"
"Mua m'vranë Tafë zeza qe pesë a gjashtë sahat!"
"Hajde Tafë, pash' nanën, t'u dalim nëpër fushë!"
"Gjakun mos ta lëmë, Xhemë, me na shkua falë!"
"E mos t'thonë Tafë, shkuan si qeni n'rush,
Por... veç pak pa vdek' - shpirti u ka dalë!"
Hi e pluhur banë, atë ditë në Prishtinë,
Kështu bani vakia në atë ditë me diell,
Megjithëse vdiqën njëherë - në këmbë janë çuar...
Dikush, thanë, i ka parë trimat, tuj' shku’ për në qiell…
TY TË KAM KOSOVË
Pak statistikë, askend s’e ka fikë,
E as dajën Jusuf, atje poshtë në Australi.
Eu, merreni me mend, si te ne në asnjë vend,
Për kokë banori, - i kemi tri parti!
Unë vet personalisht, besoni, krejt rastësisht,
U regjistrova në partinë fshatare,
E martë qe kur vura gisht, m’pyetën a di anglisht,
Unë thashë s’di, por disi bëj çare.
Nejse, çka kesh duke ju tregu, po pasi kesh regjistru,
M’dërguan një ditë në Gjylekarë.
Të flas në do mbledhija, rrugës t’i ha dy tri flija,
Dhe fillova: “Diçka duhet ndërmarrë!“
*
*
*
„Pasha këtë kaçik pule, sytë po na shohin veç lule,
Po punët s’i kemi mirë hiç.“
Kur tu’j diskutu, nji vajz ngat m’kishte picku,
m’tha: „Ulu se na bane kahre, o viç!“
Thash, ndoshta ësht’ prek çika, se katundari me patika,
Kur diskuton ton’ ja kanë mërzi!
Ndaj thashë: „Ndalu oj laike, ti krijesë patetike,
Se politika s’është gurabi.“
Atherë ndjeva se si ai njeriu i vocërr n’mua
I mshoi zemrës sime t’shkretë, sa kish pasur haz - shkelm,
Sytë më vezulluan, thashë athu u dashurova,
Ajo vajza ulur afër meje, ishte e bukur - helm.
„Prej pikpamjeve t’mia fshatare,
Qe besa se bëj asnjë hap.
Për Kosovën time e jap jetën,
E për ty edhe Kosovën e jap.
Ajo tha: „Eh more jaran, po keq dashnija t’paska nxan,
Pse po l’pihesh kur m’shikon o faqezi?“
Dhe shtoi: „Ik more budallë, se si ti kam plot n’mahallë,
Unë i du veç ata me vizë në Gjermani.“
Von kish ra zhetoni, n’kokën time prej betoni,
thashë: „Ta dhefsha fatin tem kopil!“
Po sa i mora lakmi, vllaut tem në Gjermani,
E ai mirë m’thoshte hajde t’shti n’azil.
HAPU TOKË
Hapu tokë, hapu qiell,
o zot shikoji bijtë e tu
ata kërkojnë pakëz diell.
Nuk ka diell, as tokë nën këmbë,
vetëm një kafshatë e hidhur, ëëë,
më mbeti ndër dhëmbë.
Nuk ka sot, as nesër s’ka,
njëmijë sy shikojnë në ty,
dhe presin pa nda.
Pse s’u bën zë, pse s’u jep shpresë,
shtrije dorën e shpëtimit
mos lejo që të vdesë!
Më kanë gënjyer, qysh në shkollën fillore,
sa herë që ta kalosh rrugën kape babin për dore.
Duhet ta dëgjosh mësuesen, ajo është nëna e dytë,
kur të sheh njerëz t’përqafuar, atëherë mylli sytë!
Mos shiko MTV-në, mos rri natën deri vonë,
alkooli dhe duhani janë mëkat zoti nga lart shikon.
As mill, as hash, as seks, se thashë zoti nga lart shikon,
të gjithë beson në zot, po zoti në kend beson!
E ne nuk kemi kohë, por zotit kurrë s’i bëhet vonë
E ne nuk kemi kohë, por zotit kurrë s’i bëhet vonë
Duaje natën o i mjerë, se ajo është nëna e dytë,
Kur sheh njerëz të përvluar, ja vdis ja mbylli sytë!
VEÇ NJË ZOT E DIN
Dita shkrihet n’horizont,
Nata shtrin krahët mbi qytet,
N’radio thonë asgjë e re,
Në front asgjë e re s’po ngjet.
Qe sa ditë i dehur jam,
Jam pa gjumë dhe m’djegin sytë,
Po sy s’kam fare, ndaj u tregoj,
Se m’erdhi shpirti gjer në fyt.
Unë vetëm desha, të ta them,
o veç një fjalë,
Unë vetëm desha,...ndaj këtë këngë,
po ta falë.
Shikoj orën nuk punon,
Ndalu tokë, mundohem kot
Tre mijë vjet të pres pa shpresë
Dhe pyes vehten a ka zot.
Qe sa ditë i dehur jam
Jam pa gjumë dhe m’djegin sytë,
Po sy s’ka fare, ndaj u tregoj,
Se m’erdhi shpirti gjer në fyt.
Unë vetëm desha, të ta them,
o veç një fjalë,
Unë vetëm desha,... ndaj këtë këngë,
po ta fal
Veç një zot e di,
ooo veç një zot e di,
Sa shumë të desha
dhe tash ku gjendesh ti
Njerëzit thonë se të panë,
kur u trete n’terr
Unë u them, se një ditë,
do të digjesh n’ferr.
ATJE POSHTË PO FRYEN ERA
Mbesën tënde e pagëzova Mërgime
S'jetoj pa atdhe pa nanë
Sonte prap po ndjej si qan oj lokja ime
Zemra ime me ty qanë
Dikush tha se atje poshtë po fryen era
As unë larg teje nuk kam gjumë
Duro loke se së shpejti çel pranvera
Me pranverën vij dhe unë
E këndoj të vetmen këngë që e di
O gyrbet qofsh i mallkuar
As kam djep, as nuk kam varr as qiell përmbi
Dielli im ka përenduar
NUK JETOJ PA TY
Nata,
si çdo natë tjetër,
hëna mbi mua qan,
loti pikon mbi letër.
Mbi letër shkruar,
më nuk të dua,
dhe lamtumirë...
çfarë të bëj me mua...
Nuk jetoj pa ty,
Nuk jetoj pa ty.
Një ditë kur të vdes,
kur t’më fusin thellë në dhe,
valët e detit do tërbohen,
për fjalët që s’mi the.
Mbi varrin tim një shkëmb,
do ta rrahë gjithmonë stuhija,
kalimtarët e habitur, lexojnë:
Vdiç nga dashuria!
Nuk jetoj pa ty,
Nuk jetoj pa ty.
SA HERË BJEN BORË NË PRISHTINË
Sa herë bjen borë në Prishtinë,
Në zemrën time bie shi,
Buzët tua si qershi,
Pikojnë mjaltë në sytë e mi,
Dhe bie shi,…
Sepse ujku thonë nuk ka shtëpi!
Sa here bjen shi në Tiranë,
N'zemrën time bie borë,
Faqja jote m' zbret në dorë,
Njëqind kilometra në orë,
Dhe bie borë,…
Nga Prishtina gjer në Vlorë…
Nuk e di,
Koh've t'fundit a bie më shumë borë a shi,
O nuk e di,
A jemi zgjuar apo ëndërrojmë përsëri?
Dhe nuk e di,
A bie shi a bore a gurë a bore a bie shi…
Vërtetë nuk e di,
Kënga plagë s' shëron, më kanë lodhur këto stuhi!
DO TË JETOSH PËRHERË NË MUA (KËNGË PËR Y. H.)
E dashura ime u tret thellë në mendime
Vdekja rrugën ia ka zënë,
E unë në Prishtinë, këndoj për dashurinë,
Dhe do të këndoj – besën ia kam dhënë.
Më dëgjoni o shokë, betohem në këtë tokë
Dhe këta sy që lotojnë shi,
Ajo ende qe fëmijë, kur vdiq për dashuri,
E dashurinë – e fali për liri!
Do t’jetosh përherë në mua,
Sa Kosovën aq të dua
Vdekja jote m’ka trazuar
Do ta zë diellin me duar!
Njëmijë duar n’qiell t’i ngrisim
Një valle të re ta nisim
Do t’jetosh përherë në mua
Sa Kosovën aq të dua!
PLAÇ SONTE
Çdo gjë filloj qëkur nisa të jetoj
Të dëgjoj të shikoj
Botën rreth vehtes ta kuptoj
Hapin e parë kur e lëshova
Fjalën e parë e belbëzova
Por që atëherë asgjë vërtetë nuk kuptova
As i kam kuptuar, as më kanë kuptuar,
I kam dëgjuar, gjithmonë kam qenë i hutuar
Në shkollë në një profesoreshë i dashuruar
Ku kam gabuar, ku kam gabuar
Unë, nuk e di, treni Prishtinë-Ajvali
A niset nga ky peron dhe bileta sa kushton!
Jeta vazhdon unë pres në stacion
Koha shpejt kalon në mua nuk mendon
Unë e di - jam i marrë, por në mua digjet zjarrë
Zemra - Ah - për femra!
TI JE SHTRIGA MË E MADHE NË BOTË…
Më kanë thënë se je martuar,
Më kanë thënë se je bërë nënë,
Asnjëherë nuk kam besuar –
Orë e ligë na paska zënë!
Burri yt, thonë, pi raki,
Shpesh kur natën kthehet vonë,
Një porcion dajak ta jep –
E pastaj edhe të dhunon!
Ku i pate sytë, ku i pate mend’të?
Harrove besën njëri-tjetrit që ia dhamë athua!
Ku i pate sytë, ku i pate mend’të?
Ti je shtriga më e madhe n’botë – por unë prap vetëm ty të dua!
A je ende aq e bukur,
Pyes vehten për çdo ditë,
Retë në qiell më janë bërë ëndrra,
Të urdhëroj nga retë zbrit!
Biri yt thonë më ngjet mua,
Është kjo vetëm rastësi?
Eja t’ikim nga gjithë bota –
T’ikim ku s’na gjen njeri!
TINA
Tina – mos rri me vajza t’kqija
Tina – dëgjoji fjalt’ e mia
Tina – pse mamin se dëgjon
Tina – mos rri natën deri vonë
Tina, Tina, zgjodhe rrugë të gabuar
Tina, Tina, bëhet vonë kur t’jesh penduar
Tina – n’pluhur t’bardhë je fundosur
Tina – gjilpërat të janë sosur
Tina – se bën ballë dot kët’ lojë
Dhe Tina – m’lejo të të ndihmoj
Tina, Tina, zgjodhe rrugë të gabuar
Tina, Tina, bëhet vonë kur t’jesh penduar
M’lejo të të ndihmoj, të t’i lag’ buzët e thata
Eja tash të përqafoj, dora ime n’flokët e tua t’gjata
Nuk është vonë moj zemër, bëhu një me mua
Se shpresa ka një emër, Tina unë të dua...
M’lejo të të ndihmoj, të t’i lag buzët e thata
Eja tash të perqafoj, dora ime n’flokët e tua t’gjata
Nuk është vonë moj zemër, bëhu një me mua
Se shpresa ka një emër, Tina unë të dua...
Tina, Tina, zgjodhe rrugë të gabuar
Tina, Tina, bëhet vonë kur t’jesh penduar
Tina – Tina unë të dua...
UNË PAS TEJE (Duduqes)
Unë pas teje, ti pas meje!
Dielli ësht’ i madh, un’ s’i shoh planetet tjera,
S’i shoh planetet tjera, kur ti më del ke dera,
Ti m’ del ke dera – dhe syri yt i zi!
Hëna dhe Saturni përmbi abetare,
Përmbi abetare koka jote në dritare,
Koka në dritare – m’ i ke buzët sikur fli!
Lart ftoht’, poshtë nxehtë,
Jashtë bjen shi – puhi e lehtë,
Marre t’ koft çka je ka bon,
Taksirati ka me t’ zon;
Lart ma ftoht’, posht shum’ më nxehtë,
U ndal shiu – hyp n’ raketë
Ndale dorën oj Duduqe,
Mos më gju’j ma me papuçe:
Unë pas teje, ti pas meje po vrapon!
Mu shkyen patikat si në maraton!
Mu për ty, e ty për mu s’ta ndin aq shum’!
Ka me t’ djeg zjarr’ i xhehnemit me t’ba shkrum!
...shkrum, shkrum, shkrum, shkrum,...
DHE NË VDEKSHA PA T’PA
Sa herë ke gënjyer se më don,
Sa herë je kthyer në orën më të vonë,
Ka kohë që s’më shikon fare në sy,
Ka kohë jam me ty por s’ jam me ty.
Të duhet kohë, të kuptoj shumë mirë oj ti
Ndaj po largohem për t’u kthyer përsëri!
Ref:
Dhe në vdeksha pa t’pa, mos mendo se s’jam ma,
Unë do t jem pranë, kur të mbetesh vet
Dhe n’këndofsha pa za, mos mendo se s’jam ma,
Unë do t jem pranë, kur t’mbetesh fikall vet
PA LIDHJE
Më së shumti në botë i urrej telefonat,
Gjithmonë janë të zënë dhe unë asgjë nuk kuptoj:
Ndoshta numrin e gaboj,
Ndoshta emrin ta harroj,
Ndoshta, ndoshta, unë të dashuroj!
Mbi telat e telefonit zogjët po këndojnë,
Për inatin tim dhe unë prap asgjë nuk kuptoj:
Ndoshta numrin e gaboj,
Ndoshta emrin ta harroj,
Ndoshta, ndoshta, unë të dashuroj!
Dhe prap, prap,
lidhja është e zënë kur të kërkoj unë,
Sa të dua, si të të tregoj!
Dhe prap, prap,
I thuaj nënës sate bisedën ta shkurtoj,
Unë më nuk mund të duroj!
DY PAS MESNATE
Dielli i heshtur, në dorën tënde,
Po përendon,
Natyrë e vdekur, në dhomën time,
Më brenë, më dërmon.
E unë, sikur këndoj – në ty mendoj!
E unë, sikur këndoj – në ty mendoj!
Vjeshtë në qiell, dimër në zemër,
Shi po rigon,
Kujtim i kam lodrat, lulet që vyshken,
Ti po harron.
E unë, sikur këndoj – në ty mendoj!
E unë, sikur këndoj – në ty mendoj!
Dy pas mesnate,
E unë nuk kam gjumë,
Të gjithë e dijnë,
Se të dua shumë,
Vetëm ti nuk e di, - sa të dua unë!
O zot i kësaj nate,
Mos luaj me mua,
M’lejo t’i tregoj,
Sa shumë e dua.
Vetëm ti nuk e di, - sa të dua unë!
ELEGJIA
Nganjëherë, o nganjëherë,
Urrej a dashuroj nuk di!
Nganjëherë, o nganjëherë,
Thellë në mua bie shi!
Më shiko si m’rreh stuhia,
Gjethet vyshken n’Dukagjin!
S’jam i marrë, s’jam as frikacak,
Ty të kam në gjak!
O m’kërko sa herë të duhet dikush pranë,
Unë do t’jem aty, të t’i fshijë lotët kur qanë.
Dhe më thuaj vetëm njëherë se më do!
Ndaj, kur të duhet dikush pranë, të lutem më trego!
Nganjëherë, o nganjëherë,
Pyes vehten pse s’ka diell!
Nganjëherë, o nganjëherë,
Humbin këngët lartë në qiell!
Unë nuk ndalem, dhe këndoj,
T’më dëgjojnë gjer në More!
Nuk kërkoj mëshirë aspak,
Ty të kam në gjak!
LIQENI I MJELLMAVE
Një sy përmbi re, shikon, kërkon,
- Mjellmat janë në ne!
Mbrëmë kam bërë një faj, vërtetë, unë vetë,
- Ndaj lotin nuk e mbaj!
Lart në qiell, do të fluturoj drejtë në diell,
Të më digjen krihtë, e të këndojnë për mua,
Se unë të dua, të të mbys në thellësi,
Të një liqeni plot lotë, dhe beso s'do të jetë kot!
Edhe njëmijë vjet, do të jem, do të kem,
- Kurorën se jam mbret!
Hija më frikon, lëkund, më mund,
- Mendjen ma dhunon!
ÇKA NUK MBARON
Unë, nuk e di se kush jam,
Dhe ku jetoj, ku kam qenë çka kërkoj,
Pse jetoj, kur t'kujtoj pse rënkoj,
Sytë me lotë, përse m'janë mbushur nuk kuptoj!
Ky diell, athua çfarë kërkon,
Veç pak hije, po vdes a s'më ndihmon,
Pak dashuri, pak dashuri më mungon,
O ku je ti, të thërras a më dëgjon?
Dhe dëgjo fare mirë,
Ndoshta do të jetë pak vështirë,
A më sheh kam një dëshirë,
Ta kalojmë ca kohën shtrirë!
Përse jo, nuk jemi fis,
Unë jam gurë unë jam dhe lis,
Dua n'vesh të përshpëris,
Çka nuk mbaron as mos e nis
PA BRENGA
Sharri, Mirusha, ti ecën si drenusha,
Drini, Gadimja, dua të jesh e imja,
Prizreni, Peja, eja vasho, eja,
Rugova...
Zbresim Grykës teposhtë,
Mbi valët e Bistricës ne vallëzojmë,
Dhe qetë-qetë këndojmë,
Mbi dashurinë...
U dashuruam sot,
Mu te kroni përmbi urë,
Emrat i gdhendëm në gurë,
Të mos na harrojnë!
Sharri, Mirusha, ti ecën si drenusha,
Drini, Gadimja, dua të jesh e imja,
Prizreni, Peja, eja vasho, eja,
Rugova...!
Unë, dua sonte të të kem pranë,
Për krejt botën tjetër aq ma bën,
Askush s'merr vesh për ne,
Mos ik se kot e ke!
Gjithë vitin që kaloi,
Koka mbi libër në çdo çast,
Për dashuri nuk patëm rast,
Por asnjëherë nuk është vonë!
Mbrëmja në Karagaç,
Unë ngadalë dehem me gjin tonik,
Një verë nga dora po më ikë
E unë vetëm shikoj...
Dhe prap jam në Bistricë,
Ende e ndiej atë gjin tonik,
Por s'paku s'mendoj në matematikë,
Viti shkollorë ka marrë fund!
Por edhe vera kalon,
Kurse te kroni përmbi urë,
Emrat gjithnjë qëndrojnë në gurë,
Kurrë nuk do t'na harrojnë!
LUMI QË NA NDAU
Te mulliri, buzë Ibrit të pashë,
Pritjen time ta shoh në lot...
Pse kujtimet, m'i vodhe moj vashë,
Kullon zemra - s'ndalet dot.
Dikur t'kishte hije,
Ai fustan nusërije,
Krejt Kosova kishte mallnjëherë me të pa,
Oh sa t'kishte hije,
Ai fustan nusërije,
Lumenjtë rrjedhin, pa ty jeta kuptim s'ka.
A është lumi ai që na ndanë,
Apo ura u bë mur,
Te mulliri, buzë Ibrit unë të pres,
Një ditë shpresa bëhet urë...
Dikur t'kishte hije,
Ai fustan nusërije,
Krejt Kosova kishte mall njëherë me të pa,
Oh sa t'kishte hije,
Ai fustan nusërije,
Lumenjtë rrjedhin, pa ty jeta kuptim s'ka.
KËNGA E MESNATËS
Borë e parë,
Mbuloi syrin tim,
Në cilën zemër sonte
Do të gjej unë shpëtim?
Kur fjollë e bardhë,
P ushon në qepallë,
Kur ora t'bie dymbëdhjetë herë,
Kem' lënë takim vallë?
Kur motet ndahen, sonte n'mesnatë,
Puthje e borë do të jenë fat!
Të ngrejmë dolli, emër për emër,
Për bukë e kripë e pak zemër!
Për jetë të mbarë,
Një puthje nga larg,
Dhe njëmijë dëshira tjera
Të lidhura varg...
Për jetë të gjatë,
Dhe për shumë vjetë,
Pa rënë zilja një dhuratë
Te dera të pret!
Kur motet ndahen, sonte n'mesnatë,
Puthje e borë do të jenë fat!
Të ngrejmë dolli, emër për emër,
Për bukë e kripë e pak zemër!
SONTE FLAS PËR DASHURINË
Edhe një ditë ngadalë po fiket,
Yjet ndizen një nga një,
Nata shtrinë krahët mbi qytetin tim.
Një zjarr në mua rritet, rritet,
A jam e gjallë - përse s'kam zë,
Çdo çast me ty më mbetet veç si një kujtim.
Unë e ti, të dy tok,
të kam pasë më shumë se shok...
S'di përse më pëlqen nata,
Për rreth saj vallzojnë magjitë,
Një nga to mbeti thellë në mua,
Në vetmi orët janë të gjata,
Natës ia zbuloj fshehtësitë,
Do dal në rrugë të bërtas - unë të dua!
Unë e ti, të dy tok,
të kam pasë më shumë se shok...
Sonte flas për dashurinë, dashurinë e shtrenjtë,
Dashuria është e verbër
dhe s'mund t'ia zësh frenjtë.
Sikur një e një bëjnë dy, sa e thjeshtë kjo matematikë,
E tillë është dashuria:
Shumë guxim dhe pakëz frikë...
UNË KËNDOJ YE YE
Ditë e hanë, dhe ditëlindjen e kam,
Për dhuratë, dua të të kem pranë, oh,
Dua të të kem pranë!
Të gjithë njerëzit të këndojnë,
Në rrugë të dalin - të vallzëzojnë!
Të gjithë njerëzit të këndojnë,
Në rrugë të dalin!
Unë dhe ti, pa kulm mbi shtëpi,
Presim ndër një hije, të ndodhë një mrekulli, oh,
Pse s'ndodh një mrekulli?
Të gjithë njerëzit të këndojnë,
Në rrugë të dalin - të vallzëzojnë!
Të gjithë njerëzit të këndojnë,
Në rrugë të dalin!
Unë këndoj ye ye!
Veç më thuaj se më do, mos u largo nga unë,
Kur unë këndoj ye ye, atëherë tërë bota s'do të ketë gjumë!
Unë këndoj ye ye!
Nga parajsa më trego ç'është dashuria!
Unë këndoj ye ye!
Më mëso si të largohem nga vetmia!
Unë e ti, pa kulm mbi shtëpi,
Unë e ti, këndojmë ye ye për mrekulli!
ALBËRINË
Alberine ate kujtohem ishim te pandare
Dikur qeshnim dikur qanim
Beheshim si te marre
Alberine moj dhembja ime
Cili doli faqebardhe
As une sjam me ai i vjetri
Kohera tjera tash kan ardhe
Mos genje mos thuaj se kurr ste kam dashur
U besove tjereve mua jo
Alberine alberine
Çdo gje do te ishte ndryshe
Alberine Alberine
Çdo gje ndryshe do te ishte
Alberine Alberine
cdo gje do te ishte tjeter
Alberine Alberine
Do te mbetemi nje kenge e vjeter
LIRIA
Pluh’ri i Prishtinës, tymi i Obiliqit,
Qenjtë endacak, që asishen mbas kafiqit
M’ bëjn nervoz
M’ bëjn nervoz
Baba me dur n xhepa, m’tha shko djali jem n kyrbet
Le shkollën rahat, ik lahper o çka po pret!
Mos m’bo nervoz
Mos m’bo nervoz
Se lo bab une vendlindjen, çka po thu a t’kan lon ment,
Po për çka leshin ke luftu, për mu a për naj hajn të trent,
E mos m’ bo nervoz
O mos m’ bo nervoz
Bab mos u dëshpro, n çdo mahall jon tri budall,
Mandej ktu e kom Lirinë, ma t mirën çik n mahall
Pra pa nervozë
Ec rrugve të Prishtinës, prej kafiqit në kafiq,
Po Lirin spo muj e gjej, as n’Kaçanik as n’Kullë as n’Kçiq
Bohna nervoz
Bohna nervoz
Lirinë e ka lshu toka, o njerz jem ka bohem horr!
A ma pa kush Lirin, o kush osht ka ma keqpërdor,
O jom nervoz,
Jom shum nervoz.
Kthemani Lirinë, se fort ka nis o me m marr malli,
E kur un bohna nervoz, vi e marr vet e në fund ju kalli
Hiç pa nervoz
Kom me ju sos’!
I VETMUAR
Para meje kuajt e egër
Rrugën e trupojnë,
E unë i shikoj...
Sonte s'dua të jem vetëm,
Vitet kalojnë,
Athua shumë kërkoj!
Kur një natë yjtë braktisin qiellin - jetë,
Rrugë e harruar, sa vjen e ngushtohet,
Dy xixëllonja do t'më biejnë në dorë,
Vetëm hëna më buzësheshë, dhe disi ngapak turpërohet.
Ecë ngadalë, porse nata po shpejton,
N'qetësi xhinkallat më shoqërojnë,
Më duket ftohtë, i fus duartë në xhepa,
E xhepat më janë grisur - por duart nuk kuptojnë!
Para meje kuajt e egër
Rrugën e trupojnë,
E unë i shikoj...
Sonte s'dua të jem vetëm,
Vitet kalojnë,
Athua shumë kërkoj!
DREQ O PUNË!
Zbrastësi e pafund, jeta ime – fare kot,
Eh, deri dje as kam besuar në zot,
Tash e kam kuptuar, zoti është skulptor
Të krijoi kaq të bukur, ndaj është poet, artist, piktor
Por dhe zoti gabon, se s’je dhe aq perfekt
Të leçiti nga ndjenjat, t’la fare t’vobekt
Ja se prania jote, zgjon ide skandaloze
Ti m’intrigon, kjo është një gjendje shum’ serioze!
Tash dritat po fiken, bendi mbledh instrumentet,
M’i vodhe shikimet, llajkat, klikimet, komplimentet
Ma vodhe shoun, buzëqeshjet – e çka s’vodhe moj hajneshë
Po n’ fronin tim përher do mbetesh e vetmja hyjneshë
Ather vjen kamarieri, për porosinë finale
Gjith’ ata ujq rreth teje, peisazh diçka si sallto mortale
Ngadalë zbrazet lokali, diçka brenda meje më thotë
(Dreq o punë), sonte prap ishe më e bukura në botë
Me cilin ahmak do të përfundosh sonte?
Cili fatlum do t’përcjellë në shtëpi?
Kend do ta përvlojnë sonte buzët e tua
Të lutem më lejo të jem unë ai!